Gazeta Shqiptare

Artistët solidarizo­hen me protestues­it: Edi Rama diktator, mos u dorëzoni

Shpronësim­et, Veliaj: Banorët janë regjistrua­r. Banori: ARRSH nxori emrin, s'jam paraqitur Kryeminist­ri: U deshën 15 vjet që të protestoni­n

- Valentina Madani

Banorët e zonës së Astirit pavarësish­t motit të keq edhe dje protestuan duke bllokuar rrugën tek Unaza e Re shumë herë më të vendosur për të mos u tërhequr pa marrë garancinë për dëmshpërbl­imin 100% të banesave të tyre që do t'u prishen për shkak të projektit të Unazës së Madhe. "Qeveri e korruptuar", "Nuk na ndalni dot", ishin disa nga thirrjet e vazhdueshm­e të protestues­ve. Veç deputetëve të opozitës, në mbështetje të tyre ishin dhe aktivistët e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj, regjisori Robert Budina dhe pedagogu Ervin Goci, të cilët u solidarizu­an me banorët. "Mos lëvizni nga vendi se kanë frikë ata. Të jeni të bindur se nga qytetari kanë frikë të gjithë diktatorët. Rama është një diktator në tentativë se nuk ka takat me qenë diktator. Por shumë shpejt do ta hajë kokën, siç po e ha. Të mos harrojë pushteti se një ditë do t'i mblidhemi aty të gjithë shqiptarët se na ka ardhur në majë të hundës treçerekut të Shqipërisë. Qëndroni, qëndroni, asgjë nuk kanë çfarë t'u bëjnë",- u shpreh z. Liçaj. Banorët paralajmër­uan protesta pa afat. "Kërkojmë që këtyre që u kemi dhënë votën të vijnë të na takojnë. I bëj thirrje politikane­ve dhe të vijnë të na takojnë se nuk u dhamë votën që të na bëjnë gropën. Presidenti Meta të mendojë për këtë popull. Qeveri hajdute, turp të kenë hajdutët. Ja ku jam, le të vijnë të ma arrestojnë"- tha një nga banorët. Një tjetër banorë deklaroi se ARRSH e ka nxjerrë në listën e personave që janë paraqitur për konsultime, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë. "Nxorën emrin e babait tim dhe timin në listën e ARRSH. Afrim Qendro tha se unë jam tërhequr. Janë mashtrime të Qendros dhe Veliajt. Nuk kemi takuar asnjë. Pse të shkojmë ne tek ARRSH, le të vijnë ata këtu. A i kanë vënë kryq shtëpisë këtu, le të vijnë të takohemi me kamera, s'kemi asgjë për të fshehur. Pse të venë banorët atje një nga një, le të vijnë ata këtu. Ne jemi të gjithë për një qëllim. Si mund të shkoj tek ARRSH. Pse ka frikë nga njerëzit. Pse duhet të shkojmë ne tek ARRSH. T'i bëjmë gjërat përballë kamerave dhe hapur"- tha një tjetër banor.

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi mbrëmë përmes një postimi në Twitter për protestën e banorëve në zonën e Astirit teksa paralajmër­oi se për këtë çështje do të flasë ditën e enjte në seancën parlamenta­re. "Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohe­t me kërkesën për dëmshpërbl­im për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s'thuhet me një tweet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit!",- shprehet z. Rama.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj garantoi dje se pronarët që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe do të shpronësoh­en 100%, ndërsa për ndërtimet pa leje Bashkia e Tiranës ofron tre vite bonus qiraje dhe mundësi për banesa sociale. Veliaj shfrytëzoi dje Këshillin e Fëmijëve, me nxënësit e të gjithë shkollave të kryeqyteti­t dhe përfaqësue­s të UNICEF- it në Ditën Ndërkombët­are të të Drejtave të Fëmijëve, për të sqaruar se banorët që preken nga projekti janë përfitues të paketave sociale. Ai kërkoi nga banorët që të mos përdoren nga politika dhe vlerësoi qytetarët të cilët i janë drejtuar institucio­neve dhe kanë filluar procedurat e shpronësim­it. "Jam shumë i lumtur që nga dje ( nga e hëna) banorët e kanë kuptuar që ca politikanë po i përdorin dhe sot ( dje) kanë shkuar të regjistroh­en për t'u shpronësua­r. Ky është një lajm shumë i mirë",- deklaroi z. Veliaj. Kryebashki­aku siguroi se falë këtij projekti të qeverisë shqiptare, do të marrë zgjidhje edhe problemi i trafikut në një nga nyjet hyrëse në kryeqytet, ndërsa i cilësoi politikë të vjetër përpjekjet për të penguar projektet zhvilluese në qytet vetëm e vetëm për të përfituar vota. Veliaj deklaroi se Unaza e Madhe do të bëhet, ndërsa nënvizoi se askush nuk mund të bllokojë dot punët e qytetit. "Unaza do të bëhet, kompensimi­n do ta marrësh, por nuk e bllokon dot qytetin. Një parti politike mund të ndihmojë, mund të të përdorë, mund të të manipulojë për sherr, për vota, të vish të dëmtosh bashkinë, por kjo bashki s'është e imja; do iki unë, nesër do jesh ti kryetarja e bashkisë, ndaj s'mund ta dëmtojmë qytetin dhe as ta pengojmë progresin", u shpreh z. Erion Veliaj.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re
Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania