Gazeta Shqiptare

Unaza e Re, Kryemadhi: Projekti vjedh paratë e shqiptarëv­e, s'do ta tolerojmë

Kryetarja e LSI: Rama të mos u afrohet banesave

-

Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi iu bashkua dje protestës së banorëve të Astirit, shtëpitë e bizneset e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Re. Me projektin në dorë Kryemadhi shpjegoi arsyet se përse ky investim është abuziv. "Kjo është vija e kuqe që spostohet për të zgjeruar rrugën. Këtu shkon me ishull gjelbërimi dhe rrugë ku kalojnë makinat sot edhe është spostuar 20 e ca metra në pronat e qytetarëve. Ndërkohë po të shikoni këtu, këtu nuk ka as ishull dhe as rrugë, por ka një pronë, pronari i të cilës është Damian Gjiknuri",deklaroi znj. Kryemadhi. Ajo garantoi banorët se LSI do të jetë në mbësh- tetje të tyre në këtë proces, ndërsa i kërkoi kryeminist­rit t'i dëmshpërbl­ejë 100%. "Duhet t'i dëmshpërbl­ejë se këta njerëz kanë 22 vjet që paguajnë. Kjo është shumë e turpshme dhe ky është mallkim dhe mallkimi i fukarait të zë 7 breza. Kryemadhi i bëri thirrje Ramës që të mos afrohej dhe të prish banesat pa dëmshpërbl­im. "Projekti në të cilën Edi Rama në unazën e re, do të vjedh paratë e shqiptarëv­e. Pronat e shqiptarëv­e, nuk i konsideroj­në. Ja ku është një pallat që i shikoni, nuk s'postohet rruga 10 metra, por zgjerohet këtej nga fukarenjtë dhe hallexhinj­të. Edi Rama duket ta kuptojë shumë, se shqiptarët e toleruan me votën. Po i bëj thirrje, atij një, Afrim Qendros 2 dhe kompanive që duan të ndërtojnë rrugë, të mos afrohen këtu. Këta qytetarë nuk kanë për të toleruar, këta që po shkatërroj­në banesat, për të fituar lekë. Ky njeri duhet t'i dëmshpërbl­ejë se kanë 27 vjet që paguajnë taksat", theksoi Monika Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania