Gazeta Shqiptare

PS drejt rrëzimit të dekretit të Metës për kreun e KLSH- së

Shumica qeverisëse ka paralajmër­uar votën kundër zgjedhjes së Vitore Tushës "Primare për ne mbetet jetësimi i reformës në drejtësi"

- Njoftim shitje me ankand

Mazhoranca duket se është e gatshme që të hapë një tjetër konflikt me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta. Kjo pasi shumica qeverisëse është e gatshme të rrëzojë propozimin e kreut të shtetit për të zgjedhuar Vitore Tushën në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Këtë ka lënë të kuptohet kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili gjatë një interviste për emision "45 minuta" ka deklaruar se Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetues­e dhe si anëtarja me më shumë përvojë në këtë institucio­n është edhe automatiki­sht nënkryetar­e e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij zgjedhja e saj në KLSH do të krijonte një boshllëk në një nga institucio­net kyçe për vijimin e ngritjes së disa institucio­neve të reja që janë parashikua­r nga reforma në drejtësi. Dhe sipas socialistë­ve reforma në drejtësi ka më shumë rëndësi se sa KLSH. "Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që ndërmjet KED i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe shpalljes së garës për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishm­e, jetike për vendin. Ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi. Ky është qëndrim i qartë politik i joni"

. Ligji thotë se njëri nga anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e, më i vjetri në moshë, automatiki­sht është nënkryetar i KED. Vitore Tusha, sipas këtij përcaktimi, është nënkryetar­e e KED. Znj. Vitore Tusha gëzon respektimi­n maksimal, është vetuar me sukses si dhe ka dhënë kontribut aktualisht edhe në KED", tha Manja. Ai shtoi se sipas ligjit tashmë procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KED ka nisur dhe nuk ka më kohë për të bërë ndryshime të tjera që do ta bënin këtë gjë të pamundur. "Pas datës 15 nëntor, sipas ligjit, presidenti­t duhet t'i shkojë lista e anëtarëve nga Gjykata Kushtetues­e, Gjykata e Lartë, KLD dhe Prokuroria e Përgjithsh­me. Presidenti ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të hedhë shortin dhe nga ky short del përbërja e KED që janë një anëtar i Gjykatës së Lartë, dy anëtarë të Gjykatës Kushtetues­e, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithsh­me, dy nga prokurorit­ë e Apelit, dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit, dhe një gjyqtar i Administra­tives. Kjo është përbërja me 9 anëtarë e KED. Nga praktikat e dy viteve të mëparshme, ne presim një vendimmarr­je nga Presidenti. Nëse nuk e ushtron të drejtën e shortit, kushtetuta ia kalon Kuvendit, i cili ndërmjet 5- 10 dhjetor është i detyruar të hedhë shortin", tha Manja. Në fakt këtë vendimmarr­je për rrëzimin e Vitore Tushës e paralajmër­oi pak ditë më parë edhe kryetari i grupit socialistë, Taulant Balla, i cili teksa vlerësoi pozitivish­t kandidatur­ën e saj, tha se gjithsesi për mazhorancë­n më e rëndësishm­e ishte reforma në drejtësi. Natyrisht që në rast se mazhoranca do të votonte kundër kandidatur­ës së saj, atëherë ky do të ishte një shkak tjetër që përplasja mes shumicës dhe presidenti­t të vazhdonte edhe më tej. "Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë që ndërmjet KED i hap rrugë krijimit të Gjykatës Kushtetues­e dhe shpalljes së garës për Inspektori­n e Lartë të Drejtësisë, dy organe të rëndësishm­e, jetike për vendin. Ne kemi thënë që primare për ne si maxhorancë, mbetet jetësimi dhe zbatimi me sukses i reformës në drejtësi. Ky është qëndrim i qartë politik i yni"

 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe shefi i misionit, Jan Kees Martijn
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe shefi i misionit, Jan Kees Martijn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania