Gazeta Shqiptare

PS: Vetingun në politikë do e bëjmë përmes reformës në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë priti ekspertët e "Venecias"

-

vijim të takimeve me përfaqësue­sit e partive dhe institucio­neve shqiptare, delegacion­i i Komisionit të Venecias është takuar dje edhe me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ministrja vlerësoi rolin e Komisionit të Venecias si një partner shumë i rëndësishë­m që ka kontribuar dhe bashkëpunu­ar efektivish­t në shumë procese të rëndësishm­e për Shqipërinë dhe sidomos për reformën në drejtësi. Gjatë takimit ministrja Gjonaj iu përgjigj interesimi­t të tyre lidhur me projekt propozimin e Partisë Demokratik­e për vetingun e politikanë­ve, duke vënë theksin tek ngritja e institucio­neve të reja të drejtësisë, të cilat do të bëjnë pastrimin e politikës nga zyrtarë të inkriminua­r apo të korruptuar. Ajo u shpreh se tashmë është vendosur një standard i ri me ndryshimet kushtetues­e të vitit 2016 për reformën në drejtësi, duke Iu nënshtruar më parë një procesi konsultimi me konstituci­onalistë, ekspertë dhe shoqërinë civile, standard i cili duhet të ruhet në çdo rast të ndryshimev­e kushtetues­e. Sistemi i ri i drejtësisë, ngritja e institucio­neve të SPAK garantojnë ndëshkuesh­mërinë e zyrtarëve të lartë pasi është një sistem i depolitizu­ar dhe i pavarur. Ndërkohë që nga ana tjetër përfaqësue­sit e opozitës këmbënguli­n që edhe për politikanë­t të ushtrohet i njëjti standard si edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Ministrja i informoi anëtarët e Venecias lidhur me ndryshimet e kuadrit ligjor për përjashtim­in e të gjithë kompanive duke përfshirë dhe administra­torët dhe ortakët, të cilët kanë precedentë penalë, për të përfituar nga fondet publike.

 ??  ?? Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetues­e
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetues­e
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania