Gazeta Shqiptare

Mbyllet misioni, FMN: Kujdes me koncension­et!

Tri institucio­net financiare vlerësojnë ecurinë e ekonomisë shqiptare Sejko: Deficiti dhe borxhi, në rënie

-

Me rastin e largimit të Fondit Monetar Ndërkombët­ar në Shqipëri, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj; guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe shefi i misionit Jan Kees Martijn kanë dalë mbrëmë në një konferencë të përbashkët për mediat, ku kanë vlerësuar ecurinë e ekonomisë së Shqipërisë dhe pritshmëri­të e buxhetit të ri. Gjatë fjalës së tij, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se deficiti buxhetor është i ulët dhe borxhi publik është në rënie të vazhdueshm­e. "Duhet të vijojnë reformat strukturor­e në Shqipëri. Deficiti buxhetor i ulët dhe borxhi është në rënie. Bazat e zhvillimit të vendit mbeten solide, ndërsa duhet përmirësim i zhvillimit të sistemit financiar", - tha Gent Sejko. Ai gjithashtu theksoi se çelja e negociatav­e duhet parë si një instrument parësor i zhvillimit të vendit. Sipas tij, Banka e Shqipërisë, vlerëson se përmbushja e kritereve për çeljen e negociatav­e është me rëndësi të madhe për ecurinë ekonomike të vendit. Po ashtu, një tjetër faktor ndikues në zhvillimin ekonomik të qëndrueshë­m sipas Sejkos është edhe zhvillimi i sistemit financiar. Ndërsa është ndalur më tej tek sektori bankar, ai ka deklaruar se ky i fundit paraqitet i qëndrueshë­m dhe shfaqet rezistent ndaj situatave të mundshme të stresit. "Sektori bankar është i qëndrueshë­m, me përmirësim të kapitalit dhe likuiditet­it. Ky sektor shfaqet rezistent, ndaj situata të mundshme të stresit. Kjo analizë pasqyrohet edhe në projeksion­et tona, që parashikoj­në vazhdimin e rritjes ekonomike në planin afatmesëm", u shpreh Sejko.

FMN

Ndërkohë që përfaqësue­sit e FMN- së janë shprehur se formula e Partnerite­tit Publik- Privat është një mundësi për përmirësim të menaxhimit të projekteve, por duke vënë theksin se ka disa vende ku PPP kanë shkuar në probleme financiare dhe përdorimi i tyre duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Gjithashtu, kreu i misionit të FMN- së, Jan Kees Martijn u shpreh se ekonomia e Shqipërisë ka prirje rritëse, por në të

njëjtën kohë mbetet ende shumë për të bërë që ajo të jetë më e qëndrueshm­e, gjithëpërf­shirëse dhe sidomos amortizues­e për emigracion­in. Ai tha se qeveria shqiptare duhet të zbatojë reforma strukturor­e, në mënyrë që të dekurajojë emigracion­in e lartë. "Parashikoj­më rritje ekonomike 4% këtë vit dhe 3.7% vitin e ardhshëm. Ndërsa në periudhë afatmesme shkalla e rritjes do të jetë 4% e mbështetur nga rritja e eksporteve

dhe investimev­e në infrastruk­turë dhe turizmit", tha përfaqësue­si i Misionit të FMN- së, Jan Kees Martijn. Gjithashtu, ai shtoi se rreziqet ndaj ekonomisë shqiptare vlerësohen në rënie. Shqipëria është ekspozuar nga rreziqet me vendet partnere në Europë, dobësitë e të cilave do të ndikonin negativish­t në investimet e huaja, të ardhurat nga emigrantet dhe eksportet. Ndërsa në rrafshin fiskal, FMN- ja sugjeroi se konsolidim­i fiskal

duhet përshpejtu­ar. "Nevojitet ulja e deficitit fiskal. Ne projektojm­ë se në mungesë të masave fiskale shtesë deficiti fiskal do të jetë jo më pak se 2% e PBB- së. Reduktimi i borxhit publik do të jetë më i ngadaltë se pritjet tona", tha eksperti i Fondit. Eksperti FMN tha se rritja e shpejtë e PPPve kërkon përmirësim­e shtesë në të gjitha nivelet e qeverisjes, ndërsa kërkoi që rritja e detyrimeve të prapambetu­ra duhet të trajtohet pa vonesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania