Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: PPP, brenda nivelit prej 5%. Nuk do ketë më oferta të pakërkuara

Ministri i Financave ka debatuar me kryetarin e komisionit

-

Komisioni

i Ekonomisë miratoi dje në parim projektbux­hetin e vitit 2019. Ndërkohë që para se të kalonte në votim, deputetët e këtij komisioni kanë zhvilluar një debat të gjatë teknik mbi disa prej risive që sjell ky buxhet dhe në mënyrë të veçantë te marrëveshj­et sipas formulës Partnerite­t PublikPriv­at dhe kostot e rritura të kontratave koncension­are. Ministri i Financave tregoi se bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro investime, që nuk mund të bëheshin me paratë e buxhetit të shtetit. Sipas ministrit të Financave, nëse nuk do të ishte zgjedhur kjo mënyrë ndërtimi i Rrugës së Arbrit apo mirëmbajtj­a e DurrësKukë­s do të ishte e pamundur për financat e shtetit edhe për një dekadë në vijim. Ndërsa deputeti so- cialist Erjon Braçe kërkoi të dijë se përse rrugët me koncesion kanë vlerë më të madhe se sa ato të parashikua­ra në buxhetin e 2018. Sipas ministrit të Financave, ky ndryshim vjen për shkak se oferta në fillim ka qenë bazuar mbi një studim të përgjithsh­ëm, ndërsa më pas është bërë detajimi i projekteve, çka ka sjellë dhe kostot reale. "Në fillim ishte ide, kurse tani është projekt i detajuar dhe është kostuar sipas manualit të çmimeve të AKBN", tha Ahmetaj. Kreu i Financave tha se kostot janë rritur edhe për rrugët e ndërtuara nga buxheti i shtetit duke marrë shembull autostradë­n Tiranë- Elbasan. Referuar koncesione­ve për vitin 2019, ministri informoi se janë përmbushur detyrimet e neneve të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, ku kufiri i totalit të vlerës vjetore të kontratave koncesiona­re nuk duhet të kalojë nivelin 5% të të ardhurave të parashikua­ra në vitin paraardhës. Ahmetaj informoi se nga 1 Korriku 2019, do të hiqet mundësia për oferta të pakërkuara në disa sektorë, ndërsa është shprehur i sigurt për mosprekjen e tavanit të koncesione­ve prej 5 për qind të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania