Gazeta Shqiptare

“Luftë” te Krimet e Rënda, lazaratasi­t godasin me karrige gjyqtarët e gazetarët

“Lazarati 2”, avokati: 11 koka turku, vrasësi i efektivit Basha është i lirë Sulmi, pas vendimit të Apelit për të pandehurit

-

Tension, dhunë verbale e fizike, ndaj gjykatësve, prokurorit e gazetarëve. Ishte gjithçka ndodhi pasditen e djeshme në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kur u shpall vendimi për 11 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2”, të cilët u cilësuan fajtorë lidhur me ngjarjen e tri viteve më parë, ku u vra efektivi i RENEA- s, Ibrahim Basha dhe u plagosën disa kolegë të tij. Përplasja nisi që në momentin kur gazetarët hynë në sallën e gjyqit për të përcjellë procesin dhe po qëndronin në pritjen që treshja gjykuese të shpallte vendimin përfundimt­ar. Familjarët sulmuan verbalisht përfaqësue­sit e medias, por me ndërhyrjen e njërit prej avokatëve, situata u qetësua. Situata u agravua më shumë në momentin kur treshja gjykuese e kryesuar nga Idriz Mulkurti shpalli verdiktin e saj. Konkretish­t, Arbjon Aliko dhe Bajram Boci u dënuan me burgim të përjetshëm, Elvis Boci me 35 vite burgim, ndërsa të tjerët me masa dënimi, që variojnë nga 9 deri në 18 vite burg. Ata u cilësuan fajtorë për vrasjen e specialit Ibrahim Basha dhe plagosjen e 5 të tjerëve, kryer në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal. Ende pa mbaruar fjalën kryesuesi i seancës, të afërmit e të pandehurve rrëmbyen karriget dhe tentuan të godisnin gjykatësit prokurorët dhe gazetarët e pranishëm, ndërsa mallkonin me shprehjet ju vdekshin fëmijët tuaj si dhe hidhnin kërcënime në drejtim të të gjithëve, se “do të merrnin hak”. Të pandehurit nga ana tjetër tentuan të shkatërron­in mikrofonat në kafazin e xhamtë. Sulmi i papreceden­të ndaj medias vijoi dhe në ambientet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Pavarësish­t ndërhyrjes së forcave të policisë së burgjeve, ishte e pamundur mbajtja nën kontroll e të gjithë personave të pranishëm, pasi ishin mbi 30 të tillë. Situata e krijuar vuri në lëvizje Policinë e Shtetit, forcat e të cilës mbërritën afro 15 minuta më vonë, për të marrë situatën nën kontroll dhe nisën hetimet për ngjarjen, e cila nuk do të kishte agravuar, nëse do të ishin marrë masa më të rrepta sigurie. Kjo për faktin se edhe në shkallë të parë, familjarët e këtyre të pandehurve, kanë krijuar incidente. Në fund të procesit, avokati Bashkim Nikolla kërkoi falje mediave, ndërsa kundërshto­i ashpër vendimin që drejtësia firmosi për të pandehurit.

REAGIMI I AVOKLATIT

Pas vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda për dosjen “Lazarati 2”, që u shoqërua me tensione të mëdha në sallën e gjyqit, verdhi reagimi nga avokati mbrojtës. Teksa është distancuar nga dhuna e familjarëv­e në sallën e gjyqit, avokati Bashkim Ni-

kolla tha se të pandehurit janë bërë koka turku, pasi sipas tij, vrasësi i efektivit të RENEA- s Ibrahim Basha, është i lirë. Po ashtu, ai tha se familjarët do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë. “Do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. Apeli s’na dha as gjykimin e shkurtuar. Një e drejtë e fituar nuk është e drejtë e mohuar, humbëm të drejtën e gjykimit të shkurtuar. Ngjarja nuk është hetuar dhe s’është marrë vendimi të hetohet për vrasjen e Bashës. Asnjë hetim, asnjë pyetje, asgjë. Ai është vrarë me një plumb tjetër, në mënyrë të tillë që godasin vetëm snajpera. Nuk është vonë që çështja të kthehet. Dhuna nuk duhej të ndodhte, por psikologji­kishit kanë qenë shumë rënde. 11 koka turku, vrasësi i Ibrahim Bashës është ende i lirë”, u shpreh avokati.

 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania