Gazeta Shqiptare

Ambasada e SHBA: Pas Martinajt, të zbatohet sundimi i ligjit për Saimir Tahirin

Tahiri sulmon Andi Bushatin: Analist palaço, gjeti rastin të vjellë banakut Reagon ish- ministri i Brendshëm: Nuk besoj kurrë se jeni kthyer në prokurori a gjykatë. Po flisni më shumë se unë

-

Një ditë pas lënies në burg pa afat të bi znesmenit Ervis Martinaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës dhe një javë nga dënimi me 55 vjet burg në total për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, ka reaguar Ambasada e SHBA- ve në Tiranë. Në një postim të bërë dje publik në "Facebook", thuhet se pret një hetim të plotë nga drejtësia shqiptare për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe Ervis Martinajn. Ky i fundit, i përfshirë në ngjarjen në ish- Bllok më 4 tetor të këtij viti, ku pas një shkëmbimi zjarri mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos vetë Martinaj si dhe shoku i tij, Eljon Hate.

DEKLARATA E AMBASADËS SË SHBA

Në postimin e ambasadës amerikane thuhet: "Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshë­m në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëv­e lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinajn. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtua­ra ndaj së ardhmes së Shqipërisë". Pavarësish­t se më 5 tetor të këtij viti Gjykata e Katanias në Itali mbylli çështjen në ngarkim të Saimir Tahirit për akuzën e trafikut të drogës me grupin "Habilaj", ambasada e SHBA- ve kërkon hetim të plotë në Shqipëri për ishministr­in e Brendshëm, duke insistuar për zbatimin e ligjit. Referuar vendimit të gjykatës së vendit fqinj, rezulton që Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor të vitit të kaluar nga prokuroria e Katanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes "Habilaj". Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi "Habilaj" kishte për t'i dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti, prokuroria e vendit fqinj shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish- ministrin e Brendshëm shqiptar, duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Vendimi është marrë nga Gjykata e Hetimeve Paraprake në tetor, ndërsa çështja në ngarkim të Habiljave vijon në Katania, pasi hetimi për Tahirin ishte i veçuar. Por, mbyllja e hetimeve nga pala italiane nuk u jep fund "telasheve" të Saimir Tahirit me drejtësinë shqiptare. Kjo për faktin se ambasada e SHBA- ve këmbëngul që çështja në ngarkim të tij të hetohet deri në fund nga autoritete­t shqiptare. Më 14 nëntor të këtij viti, në një reagim tjetër të Ambasadës së SHBA- ve që erdhi pas dënimit me 14 vjet burg të Emiljano Shullazit, ndër të tjera thuhej: "Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëv­e shqiptarë, të

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania