Gazeta Shqiptare

Studentët: Zhvatja nga Fakulteti i Shkencave, 700 euro për një provim

Nesër protestë para Kryeminist­risë për uljen e tarifave

-

Ditën

e nesërme, stu dentët e universite­teve publike në vend do të protestojn­ë për uljen e tarifave të detyrueshm­e dhe rritjen e buxhetit për universite­tet. Nën sloganin "Ulni tarifat, rritni buxhetin" ata do të marshojnë drejt Kryeminist­risë, në vazhdim të aksioneve të herëpasher­shme që kanë ndërmarrë lidhur me këtë kauzë. "Studentët ndihen të zhvatur kudo dhe çdo ditë. Zhvaten përmes tarifave nga më të lartat në Evropë, të cilat priten të rriten edhe më kur qeveria të nisë shpërndarj­en e parave publike drejt universite­teve private. Zhvaten nga çmimet abuzive të librave, nga kostot e larta të jetesës dhe ëndrra për t'u punësuar profesiona­lisht pas studimeve",- thonë ata në thirrjen e tyre. Sipas studentëve, puna si kamerierë

TARIFAT

"Prej vitesh FSHN është kthyer në një celulë të mirëstrukt­uruar zhvatjesh studentore, ku ka pedagogë që kërkojnë deri në 700 euro për një provim, që shesin libra me listë dhe i detyrojnë studentët të bëjnë kurse private për të kaluar provimet, etj. Nëse shtojmë këtu edhe tarifën e studimit dhe koston e jetesës, mund të themi se jeta e studentit është kthyer në një ferr të vërtetë"

dhe thirrës telefonikë është e tashmja dhe i vetmi horizont që iu paraqitet e më tej theksojnë se zhvaten nga klasat e ftohta, biblioteka­t e ngushta, pedagogët abuzues dhe shpërfillj­a e drejtuesve universita­rë. Tri kërkesat kryesore që të rin-

jtë i drejtojnë qeverisë janë: përgjysmim i të gjitha tarifave studimore; rritje serioze e buxhetit të shtetit për universite­tet publike; si dhe themelim i një enti botues publik që boton libra universita­rë me çmim të lirë. "Zëri i studentëve, që do të duhej të ishte gjithçka, nuk dëgjohet nga askush. Për ta lartësuar zërin tonë, për të mbrojtur të drejtat tona dhe ndërtuar skelën e shpresës për një universite­t më të mirë e demokratik, ku studimet kushtëzohe­n vetëm nga merita, ejani të mblidhemi si kurrë më parë në marshimin e protestës! Studentë, pedagogë të përgjegjsh­ëm dhe qytetarë të shqetësuar për fatet e arsimit! Bashkohemi të enjten në orën 10.30 te Korpusi dhe marrim rrugën drejt kryeminist­risë! Nuk ka forcë në botë që ndal studentët e bash- kuar",- theksojnë ata në thirrjen e tyre.

AKSIONI

Sakaq, ditën e djeshme studentë dhe aktivistë të Lëvizjes për Universite­tin zhvilluan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës një aksion simbolik për uljen e tarifave dhe kundër zhvatjes së studentëve. "Prej vitesh FSHN është kthyer në një celulë të mirë- strukturua­r zhvatjesh studentore, ku ka pedagogë që kërkojnë deri në 700 euro për një provim, që shesin libra me listë dhe i detyrojnë studentët të bëjnë kurse private për të kaluar provimet, etj. Nëse shtojmë këtu edhe tarifën e studimit dhe koston e jetesës, mund të themi se jeta e studentit është kthyer në një ferr të vërtetë",- thonë studentët. vo. du.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania