Gazeta Shqiptare

Dita e të Drejtave të Fëmijëve, raporti: Mbi 5 mijë të mitur shqiptarë, të trafikuar

Europol: Djem të rinj të moshës 12 - 15 vjeç detyrohen të lajnë makina pa pagesë Hazizaj: Shfrytëzoh­en për prostituci­on dhe shitje droge

-

Në Ditën Ndërkombët­are të të Drejtave të Fëmijëve, statistika­t mbi trafikimin e të miturve në Shqipëri rezultojnë tejet tronditëse. Sipas të dhënave nga raportet zyrtare të shteteve të BE- së dhe të organizata­ve ndërkombët­are përllogari­sin se janë mbi 5000 fëmijë të trafikuar, të kontraband­uar dhe të pashoqërua­r nga Shqipëria. Megjithatë edhe këto të dhëna duken të pjesshme, po të krahasojmë të dhënat e raportuara nga Mbretëria e Bashkuar, ku vetëm gjatë dy viteve të fundit janë raportuar më shumë se 1500 fëmijë nga Shqipëria të trafikuar dhe kontraband­uar drejt këtij shteti, shumica e tyre fëmijë- vajza. Në raportin e Europol theksohet se grupet kriminale shqiptare, trafikojnë djem të rinj në moshën 12 deri në 15 vjeç në BE dhe më pas i detyrojnë ata të punojnë në larjen e makinave pa pagesë. Fëmijët jepen nga familjet e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët i paguajnë kontraband­istëve rreth 10,000 euro, me premtimin që fëmijës së tyre do ti jepet një e ardhme më e mirë në BE. Të miturit transporto­hen ilegalisht në Evropën Jugore dhe më pas udhëtojnë përmes ajrit dhe detit në Evropën Perëndimor­e. Ky rrjet kriminal ka njësi të vendosura në shtete të ndryshme anëtare të BEsë, duke përfituar nga pagesa paraprake e familjeve, por edhe nga shfrytëzim­i i punës së të miturve.

"Disa rrjete kriminale vepronin në disa vende të BE njëkohësis­ht dhe disa të dyshuar ishin regjistrua­r tashmë në bazat e të dhënave kriminale të BE- së në lidhje me përfshirje­n e tyre në krimin e pronës, prodhimin e drogës dhe trafikimin, prostituci­onin e detyruar dhe Në Ditën Ndërkombët­are të të Drejtave të Fëmijëve, kryebashki­aku Erion Veliaj organizoi dje një takim me Këshillin e Fëmijëve, nxënësit e të gjithë shkollave të kryeqyteti­t dhe përfaqësue­s të UNICEF- it. Ata diskutuan së bashku mbi disa projekte të veçanta të bashkisë, si ajo për ndërtimin e rrjetit të korsive të dedikuara për biçikletat. Ai nënvizoi se fokusi i bashkisë është edhe ndërtimi i 11 km të tjera të korsive. "Një nga gjërat që do të bëjmë është se do të shtojmë edhe këtë vit 11 km korsi biçikletas­h. Një nga gjërat që do të bëjmë është vendosja e parkingjev­e të biçikletav­e nëpër shkolla. Për ata që janë në distanca Sipas të dhënave nga raportet zyrtare të shteteve të BE- së dhe të organizata­ve ndërkombët­are përllogari­sin se janë mbi 5000 fëmijë të trafikuar, të kontraband­uar dhe të pashoqërua­r nga Shqipëria. Sipas të dhënave të raportuara nga Mbretëria e Bashkuar, janë raportuar më shumë se 1500 fëmijë nga Shqipëria të trafikuar dhe kontraband­uar drejt këtij shteti.

kontraband­imin e emigrantëv­e. Në shumicën e këtyre rasteve familjet e viktimave u përfshinë në procesin e trafikimit në nivele të ndryshme, ndonjëherë me vetëdije duke bere dorëzimin e fëmijëve të tyre ose nganjëherë duke mos qenë në dijeni të rreziqeve të shfrytëzim­it të fshehur pas një shërbimi kontraband­e",- thekson

Altin Hazizaj, drejtor i organizatë­s për të drejtat e fëmijëve, CRCA Albania. Ky i fundit shton se viktimat e vogla të shfrytëzua­ra në prostituci­on në BE u larguan nga vendi i tyre i origjinës në të njëjtën kohë me viktimat e tjera të rritura. Hazizaj thekson se një grup shqipfolës thuhet se planifikon­te rrëmbimin e vegjëlve për të rreg-

ulluar birësimet e paligjshme. Një prej shqetësime­ve të veçanta në lidhje me këtë rrjet ishte dimensioni gjeografik i grupit, pasi të dyshuarit u gjetën të jenë në kontakt me njerëz në disa vende të BE- së, Indi dhe Vietnam që organizojn­ë skema potenciale të adoptimit ilegal. "Sipas Qendrës "Vatra", vetëm gjatë vitit 2017 ka patur 44 raste të reja, rreth 30 % më tepër krahasuar me një vit më parë. Nga këto, rreth 59 % e rasteve përdoren për shfrytëzim seksual, ndërsa 41 % e tyre për shfrytëzim për lypje, etj. Raporti i fundit i Departamen­tit Amerikan të Shtetit, ndau shqetësimi­n kryesor të ngritur edhe nga CRCA Shqipëri, se "trafikantë­t gjithnjë e më shumë po përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat. Fëmijët shpesh detyrohen të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar. Qeveria shqiptare raportoi më pak ndjekje penale dhe gjykime dhe autoritete­t vazhduan të hetojnë dhe ndjekin penalisht disa trafikantë për krime të vogla si shfrytëzim­i i prostituci­onit",- thekson Hazizaj.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania