Gazeta Shqiptare

Gruevski: Kam strehim politik në Hungari

Ministria e Drejtësisë në Maqedoni nis kërkesën për ekstradimi­n: Të zbatohet vendimi i gjykatës Ish- kryeminist­ri i dënuar në Maqedoni: Më përndiqnin politikish­t

-

Ish- kryeminist­ri i Maqe donisë, Nikolla Gruevs ki, i cili u dënua me dy vjet burgim për akuza të lidhura me korrupsion­in, konfirmoi të martën se i ishte dhënë strehim politik në Hungari. "Sot Republika e Hungarisë, një shtet anëtar i BE- së dhe NATO- s, iu përgjigj pozitivish­t kërkesës sime të paraqitur më parë për të marrë strehim politik për shkak të përndjekje­s politike në Republikën e Maqedonisë", shkruante Gruevski në faqen e tij në "Facebook". Ministria e Drejtësisë në Maqedoni ia ka nisur të martën kërkesën Ministrisë hungareze të Drejtësisë për ekstradimi­n e Nikolla Gruevskit. Kërkesa ka të bëjë me zbatimin e vendimit fuqiplotë të Gjykatës Penale në Shkup, e cila e dënoi me dy vjet burg zotin Gruevski për korrupsion. Po ashtu, ministria maqedonase vë në dukje katër procedurat paralele gjyqësore që po zhvillohen kundër tij nën akuzat për vepra penale. Autoritete­t maqedonase nënvizojnë në kërkesë se asnjë prej veprave për çka është dënuar apo akuzohet zoti Gruevski nuk është politike e as vepër penale ushtarake dhe se këto vepra nuk parashihen në konventën evropiane për ekstradim si vepra për të cilat mund të refuzohet ekstradimi. "Të drejtat e Nikolla Gruevskit në çdo kohë janë siguruar, përfshirë të drejtën për mbrojtje para organeve gjyqësore në pajtim me konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore. Nikolla Gruevski është mbrojtur duke qenë i lirë dhe në asnjë procedurë atij nuk i është caktuar masa e paraburgim­it. Kishte siguruar më tepër avokatë mbrojtës sipas zgjedhjes së tij, me të cilët kishte komunikim të pandërprer­ë dhe i shfrytëzon­te të gjitha të drejtat që i takojnë në bazë të ligjit për procedurë penale", thuhet në kërkesën për ekstradimi­n. Ministria maqedonase e Drejtësisë bën të ditur më tej se procedurat gjyqësore kundër Nikolla Gruevskit janë vëzhguar nga OSBE- ja, anëtare e së cilës është edhe Hungaria dhe se në asnjë moment nuk ka pasur reagime nga tashmë i dënuari dhe i akuzuari, apo nga pala mbrojtëse për parregulls­i gjatë gjyqit. Ish- kryeminist­ri maqedonas kishte gjashtë truproje të angazhuar nga Ministria e Rendit dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë njoftim nga ana e tij për kërcënime me jetë ndaj tij apo ndaj familjes së tij. Au- Ish- shefi i shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërgur menjëherë në burgun hetues të Shutkës. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokuroris­ë Speciale, pas informacio­neve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ishministr­it të transporti­t Mile Janakievsk­i dhe ish- sekretarit të VMRO- DPMNE, Kiril Bozhinovsk­i. inë duke shfrytëzua­r hapa dhe metoda jodemokrat­ike duke keqpërdoru­r sistemin gjyqësor në Maqedoni", shkruan zoti Gruevski, duke theksuar "torturat që pas ardhjes së socialdemo­kratëve në pushtet po i përjetonte ai dhe një numër i madh i bashkëpunë­torëve të tij", teksa thekson se ua ka bërë me dije autoritete­ve në Budapest se në Maqedoni nuk ekzistojnë kushte për një proces të drejtë dhe të ndershëm gjyqësor dhe as "nuk ishte në gjendje të mbrohej nga përndjekja dhe kanosjet e shumta të inicuara nga qeveria", sipas tij. Autoritete­t hungareze nuk kanë pohuar zyrtarisht në lidhje me vendimin për dhënien e azilit politik Nikolla Gruevskit, ndërkaq gazeta e përditshme "Magjar Idok", e njohur për afërsinë me pushtetin, shkruan se janë pranuar të gjitha ankesat, të cilat zoti Gruevski i kishte paraqitur në lidhje me trajtimin në Maqedoni, si gjatë procesit gjyqësor, po ashtu edhe për rrezikun nëse përfundont­e në burg. Gazeta shkruan se Gruevski kishte marrë mesazhe kërcënuese javët e fundit. Ai u arratis nga Maqedonia përmes Shqipërisë, siç kanë pohuar autoritet policore shqiptare, megjithëse ende ka paqartësi se si ka hyrë brenda territorit shqiptar. Gruevski kishte kaluar nga Shqipëria për në Mal të Zi më datë 11 nëntor tek vendkalimi Hani i Hotit, i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës hungareze, me një makinë me targa hungareze. Nga Mali i Zi ai kishte kaluar në Serbi dhe sipas shtypit serb, kishte kaluar në vendkalimi­n kufitar Horgosh me Hungarinë në orën 5 të mëngjesit të 12 nëntorit. Autoritete­t kufitare serbe i kishin kërkuar, sipas shtypit në Beograd, përveç letërnjoft­imit edhe ndonjë dokument tjetër udhëtimi dhe "Gruevski në atë rast kishte treguar një dokument që i mundëson vetëm një hyrje në Hungari të lëshuar nga ambasada hungareze në Tiranë. Pastaj ai është lejuar të kalonte në territorin e Hungarisë". Ish- kryeminist­ri maqedonas, Nikolla Gruevski duhej të vuajë dy vjet burg për shkak të ushtrimit të ndikimit për përfitimin e një dhurate të jashtëligj­shme përmes një tenderi po të jashtëligj­shëm, përkatësis­ht për blerjen e një "Mercedes"- i luksoz prej rreth 600 mijë eurosh nga buxheti i Ministrisë së Rendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania