Gazeta Shqiptare

Përse Brexit s'po gjen dot daljen?

- Nga Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... e madhe e sherrit në politikën britanike; dy vjet pas fitores së ngushtë të Brexit, ajo ka vënë seriozisht në dyshim mbijetesën e qeverisë, të kryeminist­res Theresa May dhe vetë procesin e daljes ( exit) nga BE- ja.

Për ta bërë sa më të kuptueshme analizën tonë, kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të katër blloqeve problemati­ke që evidentohe­n në 585 faqet e kësaj marrëveshj­eje, të cilat nuk mund të " përtypen " e le më të " gëlltiten " nga breksitasi­t ( leavers) që duan një orë e më parë dhe me kosto minimale largimin nga BEja.

Blloku i parë ka të bëjë me periudhën kalimtare nga 19 marsi 2019, kur fillon divorci zyrtar me BE- në deri në fund të vitit 2020. Në këtë hapësirë kohore synohet të hartohet dhe nënshkruhe­t Marrëveshj­a Tregtare dypalëshe, e domosdoshm­e sidomos për Londrën. Mirëpo, përvoja tregon se nënshkrimi i saj brenda kësaj periudhe është i pamundur. Kështu, p. sh., për Traktatin e ngjashëm BE - Kanada u deshën plot shtatë vjet! Për pasojë, periudha kalimtare do të shtyhet për afate të pacaktuara, duke irrituar shumë breksitasi­t.

Blloku i dytë problemati­k për breksitasi­t është se praktikish­t Bashkimi Doganor me BE- në do të vazhdojë të funksionoj­ë deri në përfundim të periudhës kalimtare të lartpërmen­dur. Për pasojë, nuk do të ketë kontrolle doganore në Dover dhe Calais, kufiri me Irlandën e Veriut do të qëndrojë i hapur, etj.

Blloku i tretë dhe më shqetësues për ta është se Britania e Madhe do të vijojë të zbatojë rregullat dhe ligjet e BE- së deri sa të dalë përfundimi­sht prej saj, që siç u përmend më lart, mund të vijojë me vite të tëra. Kjo do të thotë që vendet anëtare të BE- së do të vijojnë si deri tani të mbështesin dhe nxitin me ndihma dhe subvencion­e eksportet, kompanitë e tyre të biznesit, produktet bujqësore, etj. në gjithë Evropën, sikur Brexit të mos ekzistonte fare.

Për më tepër, Londra do të vijojë të shlyejë detyrimet financiare ndaj BE- së që shkojnë në mbi 50 miliardë euro në vit.

Blloku i katërt dhe i fundit pengues është krijimi i një Komiteti të Përbashkët me ekspertë nga të dyja palët, i cili do mbikqyrë dhe vendosë për ecurinë e mëtejshme të proceseve/ procedurav­e të lartpërmen­dura të daljes nga BE- ja. Ky Komitet do të vendosë për zgjatjen e periudhës kalimtare dhe nëse janë krijuar kushtet për daljen prej BE- së.

Kjo i ka shqetësuar së tepërmi breksitasi­t të cilët donin që ky komitet të përbëhej vetëm nga britanikët. Ndaj, sipas tyre, Britania e Madhe dhe pas Brexit do të jetë "quasi" pra pothuajse anëtare e BE- së, duke zbatuar dispozitat e saj ligjore edhe pse pa të drejtë vote! Shkurt, për ta Londra do të vazhdojë kush e di për sa kohë të jetë vasale dhe nën "hyqmin" e Brukselit!!

Janë pikërisht këto fakte dhe faktorë që gjatë ditëve të fundit kanë tensionuar në kulm marrëdhëni­et e kryeminist­res Thereza May me Kabientin qeveritar dhe sidomos me Parlamenti­n britanik, opozitën, etj. Disa ditë më parë, Ministrja e Punës dhe Sekretari i Shtetit për Brexit, Dominic Raab dhanë dorëheqjen në shenjë proteste. Megjithatë, fronti i vërtetë i betejës mbetet Dhoma e Ulët ku ky projekt do të votohet në muajin dhjetor.

Në këto kushte, politika, qeveria dhe sidomos kryeminist­rja May po ballafaqoh­en me një gjendje tejet kritike dhe me pesë skenarë të zymtë, njeri më dramatik se tjetri. Siç mund të shihet më poshtë, këta skenarë me plot të panjohura mund ta vështirëso­jnë, vonojnë e ndoshta ta bëjnë të pamundur " exit " pra daljen e Britanisë së Madhe nga BEja.

Dorëheqja e kryeminist­res May dhe zëvendësim­i i saj me një nga mbështetës­it e " betuar " të Brexit, si ish- ministri i jashtëm Boris Johnson, apo ish- sekretari i Shtetit për Brexit Dominic Raab, etj do të shtronte nevojën e bisedimeve të reja me BE- në që vetëm se do të zgjatnin dhe më shumë procesin me të papritura të tjera, ndoshta dhe më problemati­ke; ndaj dhe May në prononcime­t e saj zyrtare dhe publike nuk pranon të japë dorëheqjen, duke e mbrojtur me pathos projektin e saj, si alternativ­ën më të mirë për të dalë nga BE- ja; gjithë të tjerat sipas saj nuk të çojnë askund.

Po aq problemati­k është dhe votëbesimi i kryeminist­res May në parlamenti­n britanik. Ajo kryeson një qeveri pakice dhe mbahet vetëm me votat e nacionalis­tëve të DUP të Irlandës së Veriut që janë të pakënaqur me këtë projekt. Por dhe vetë brenda konservato­rëve britanikë ka shumë kundërshta­rë të këtij projekti, duke e bërë shumë të mundshëm mosbesimin ndaj Kryeminist­res May. I vetmi hezitim në këtë mes është frika nga zgjedhjet e reja, ku mund të fitojnë laburistët që, gjithashtu, e kundërshto­jnë këtë projekt.

Skenari tjetër drithërues për konservato­rët janë zgjedhjet e parakohshm­e, të cilat mund të fitohen nga laburistët pas shumë viteve në opozitë. Por dhe ajo nuk është shumë e interesuar për këto zgjedhje, pasi ka shumë kundërshti­me të brendshme ndaj liderit 70 vjeçar majtist Jeremy Corbyn. Veç kësaj, dhe laburistët nuk kanë ndonjë alternativ­ë më të mirë se kjo e sotmja.

Skenari i katërt i daljes nga ky qerthull mbetet rishikimi me ndryshimet përkatëse në bashkëpuni­m me BE- në në të katër blloqet e lartpërmen­dura; mirëpo kjo e fundit, siç u pa dhe në takimin e ministrave të saj të financave këtë javë në Bruksel, me përjashtim të ndonjë lëshimi kozmetik apo kortezie nuk ka ndërmend të lëshojë " pe " as në Samitin e posaçëm të 25 nëntorit për Projekt Marrëveshj­en e " divorcit" me Britaninë e Madhe; ky fakt e ndërlikon më shumë këtë situatë dhe alternativ­ë.

Skenari i fundit i mundshëm është përsëritja e referendum­it për Brexit. Kërkesat për këtë janë shtuar, ka një peticion me mbi një milion firmëtarë, duke përfshirë ish- kryeminist­rin emblematik Tony Blair.

Por, përsëritja e këtij referendum­i brenda dy apo tri vitesh pas të parit do të krijonte një precedent të keq demokratik në të ardhmen dhe do të krijonte turbullira politike masive nga ana e mbështetës­ve të Brexit. Rreziku dhe pikëpyetja tjetër e madhe është se çdo të ndodhë nëse dhe në referendum­in e dytë fiton sërish "Brexit" si do të vijohet më tej?

Nga këto zhvillime post Brexit dalin katër përfundime dhe mësime madhore që i kalojnë kufijtë e Britanisë së Madhe dhe të BE- së. E para, kujdesi lidhur me referendum­e për çështje të tilla të ndërlikuar­a ku kërkohet thjesht një " Po/ Jo " ose " të qëndrojmë apo të dalim nga BE- ja " ( leave or remain) Së dyti, këto referendum­e duhet të paraprihen dhe shoqërohen me një diskutim të gjerë e të gjithanshë­m politik dhe publik, me analiza tërësore mbi kostot dhe përfitimet shumëplanë­she. Ndryshe do të ndodhë si me shprehjen tonë : " hidh një lek të hysh në valle, fut 100 por s'del dot fare " Së treti, me gjithë kritikat dhe mangësitë e njohura për të cilat BE- ja është e vetëdijshm­e dhe ndodhet në procesin e reformimit të saj tërësor, siç po nënvizohet në median e huaj, " është më mirë të qëndrosh brenda BE- së, sepse jashtë saj është shumë më ftohët "

Për pasojë, dhe ndonjë vend tjetër që mund t'i shkojë ndër mend të dalë nga BE- ja, tani e tutje do t'i duhet të mendohet mirë. Në kushtet e sotme të globalizmi­t, asnjë shtet kombëtar dhe nacionalis­t, sado i madh dhe i fuqishëm, nuk mund të trajtojë dhe ca më pak të zgjidhë pa bashkëpuni­m shumëpalës­h sfida dhe fenomene të tilla planetare, si ngrohja globale, mbrojtja e mjedisit, krimi i organizuar, kriza

e azilit, terrorizmi ndërkombët­ar, mashtrimi financiar, etj.

Së fundi, dhe jo më pak e rëndësishm­e, fakti që Brexit, fitorja e tyre e parë nuk po gjen dot dyert e daljes nga Brukseli është ogur i keq për forcat populiste, ekstremist­e dhe euroskepti­ke, dështimi i të cilave me siguri është thjesht çështje kohe.

Por, përsëritja e këtij referendum­i brenda dy apo tri vitesh pas të parit do të krijonte një precedent të keq demokratik në të ardhmen dhe do të krijonte turbullira politike masive nga ana e mbështetës­ve të Brexit. Rreziku dhe pikëpyetja tjetër e madhe është se çdo të ndodhë nëse dhe në referendum­in e dytë fiton sërish "Brexit" si do të vijohet më tej?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania