Gazeta Shqiptare

Salillari, Ramallari dhe ne të tjerët

- NGA ANDI BUSHATI *

( vijon nga faqja 1)

... Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh "po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla".

Pavarësish­t se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSIsë, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.

Tani, me dokumente ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së Re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, "Vëllezërit Hysa", ka marrë pjesë në konkurrimi­n e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj ndershmëri­e.

Natyrisht, këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithkush mund të hamendësoj­ë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t'i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.

Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therëse.

Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshua­r me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderëve fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërbl­imet e qytetarëve të mjerë që do t'u shembë shtëpitë.

Në anën tjetër kemi LSI- në ( pa përjashtua­r këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ishklientë­ve të saj, që tani po punojnë me Ramën: "Boll, se nuk u ngopët"!

Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç'më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV, ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeminist­ër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.

Natyrisht, kryeminist­rit që i digjet shpirti për të varfrit ( ky qe një nga sloganet e ardhjes së tij në pushtet në 2013) nuk mund ta duronte këtë. Prandaj ai ndërmori një nismë. T'i ndërtonte shtëpinë asaj familjeje dhe të punësonte kryetarin e saj.

Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmetua­r në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.

Por, po t'i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje shembullor­e. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra, e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.

Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që "tepruan" nga tenderi zemërgjerë i Unazës së Re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.

Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.

Sepse, loja politike me kundërshta­rët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, në këtë moment cek fundin.

Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.

Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerim­i. Ndërsa për vite me radhë "salillarët" e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëritjetr­it, tani, në kohën e dyshes Salillari- Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t'i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarët e tjerë si idiotë.

Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç'më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV, ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeminist­ër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.

* Lapsi. al. Titulli i origjinali­t: Salillari, Ramallari dhe tre milionë rrota … ari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania