Gazeta Shqiptare

TRAJNERI I SHQIPËRISË

-

Pas një shembjeje si ajo ndaj Skocisë, fitorja ndaj Uellsit ishte detyrim moral i lojtarëve ndaj fanellës dhe ndaj tifozërisë. Ndaj, kuqezinjtë nuk zhgënjejnë në miqësoren e djeshme, duke triumfuar 1- 0 përballë Bejlit me shokë dhe duke minimizuar në maksimum gabimet e shfaqura me skuadrën tjetër britanike të shtunën. Natyrisht që ky sukses nuk vlen pikë, por të paktën vlen për të zhbërë disi imazhin e shëmtuar të "Loro Boriçit". Panuçi e nis ndeshjen me Etrit Berishën në portë, ndërsa në mbrojtje rikthehet Hysaj në të djathtë dhe me Ismajlin, që merr vendin e Gjimshitit të dëmtuar. Tjetër rikthim në mesfushë, ai i Migjen Bashës, që krijon repartin me Xhakën dhe Linën, ndërsa në sulm krahët nuk ndryshojnë, me Uzunin e Grezdën që mbështetin Bekim Balajn, i rikthyer titullar në këtë sfidë. Pjesa e parë nis më mirë për Uellsin ( minuta e 23- të), por që gjithsesi nuk do të kërcënojë kuadratin e Berishës. Me kalimin e minutave rritet loja e Shqipërisë, por gjithsesi pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura. E dyta fillon shumë më mirë për kuqezinjtë, që nisin disa sulme radhazi në zonën e Uard, ndërsa sfida do të kulmojë në minutën e 58të, kur Bekim Balaj do ta shndërrojë në gol penalltinë e fituar nga Taulant Xhaka. Shqipëria luan më mirë dhe i shkon pranë dyfishimit me Uzunin ( minuta 63), ndërsa në minutën e 67- të, uellsianët pretendojn­ë një 11- metërsh për faull të Bashës, por gjyqtari maqedonas Dejan Jakimovski nuk e sheh kontaktin, ndërsa pak minuta më pas ( 77) protestojn­ë ashpër ishullorët te kryesori për një faull në zonë si pasojë e kthimit të topit te Berisha, që e kontrollon me duar, por kryesori edhe njëherë vijon lojën. Më pas, Shqipëria ka mundësi të mira ta mbyllë sfidën nëpërmjet kundërsulm­it, por nuk do t'ia arrijë, ndërsa rezultati nuk do të ndryshojë më deri në fund të takimit, me Sh- qipërinë që gjen fitoren pas katër ndeshjesh, ku kishte koleksionu­ar 3 humbje e një barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania