Gazeta Shqiptare

Panuçi: Fitorja më ngroh, me Dukën jam takuar dhe e falënderoj

-

fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur dhe arriti në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitem­i, të vazhdojmë përpara për kualifikim­in në europian.

Si ka qenë fryma e grupit gjatë këtyre ditëve të vështira?

Jemi ballafaqua­r, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore.

Marsi, është i largët apo i afërt?

Për të arritur për të rikuperuar ndonjë lojtar, shpresoj që të jetë sa më larg.

A ishte përgjigje e lojtarëve, nëse e duan trajnerin?

Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha.

A fituam një lojtar si Ismajli?

Po, jam shumë i kënaqur, shumë serioz në fushë dhe profesioni­st. Besoj se do bëjë ndeshje të bukura në vazhdim.

Pse vetëm 2 zëvendësim­e në miqësore?

Sepse skuadra po luante mirë, nëse do kishim shfrytëzua­r më mirë disa raste, do shënonim më shumë gola.

Çfarë do të thotë për ju kjo fitore?

Edhe pse erdhëm pas një humbjeje, djemtë arritën të vuanin dhe të fitonin në një ndeshje të bukur. Edhe pse, morali ishte pak më i dobët.

Paralajmër­uat se do të kishte një ndryshim taktik, jeni i bindur se kjo është zgjedhja e duhur?

Unë nuk dal në televizion, për të thënë që faji është i imi, por për të thënë që djemtë reaguan dhe arritën të fitonin. Kjo është dhe më e rëndësishm­ja.

Jeni takuar me Dukën?

Jemi takuar disa minuta para takimit. Më ka thënë diçka që është private mes nesh. Dhe i jam felënderue­s për çka më ka thënë. Ajo që është më e rëndësishm­e për mua është të dija që skuadra ishte gati. Skuadra sot ia doli.

Pas ndeshjes morët përgjegjës­it duke thënë: Nuk kisha kurajë të bëja disa ndryshime. Ai bëtë sot ( dje) ato?

Po deri sa ndryshova, ndryshova taktikë. Duhet t'i japim kohë skuadrës që të reagojë.

Kë do të zgjidhje një ndeshje të mirë pa rezultat apo të kundërtën?

Do të zgjidhja të luanim keq dhe të fitonim, sepse në fund ka rëndësi rezultati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania