Kosova, luftë ekonomike Serbisë e Bosnjës: Rritet taksa 100%
Aleksandër Vuçiç mbledh ambasadorët pas vendimit të qeverisë kosovare Haradinaj: Vendimi hyn në fuqi menjëherë
Mospranimi i Kos ovës në INTER POL është vetëm fillimi. Ndërkaq, Kosova i ka shpallur luftë ekonomike Serbisë dhe Bosnjës pas lobimit që kjo e fundit bëri për të mos qenë pjesë e INTERPOL- it. Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e taksës me 100% për mallrat dhe produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Gjatë mbledhjes së djeshme së qeverisë, ministri i Tregtisë së Kosovës, Endrit Shala propozoi që Serbisë t'i rritet taksa në 100% nga 10% që ishte më parë. "Nga sot t'i vendoset masa 100% produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja. Ka një asimetri të madhe sa u përket ofertave publike, ku kompanitë e Kosovës nuk mund të konkurrojnë ligjërisht në ofertat publike në Serbi. Në anën tjetër ka më shumë se 100 oferta publike, që kompanitë serbe kanë fituar në Kosovë. Probleme të tjera ka shumë. Kosova nuk mund ta zhvillojë industrinë e saj të transportit dhe humb qindra vende pune, sepse kamionët e Kosovës nuk lejohen ta përdorin Serbinë si vend transit për në tregun e BE- së", tha Shala. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës përmes një postimi në "Facebook" u shpreh se ky vendim i qeverisë hyn në fuqi menjëherë dhe obligohen institucionet ta zbatojnë. "Nga sot, masë 100% ndaj Serbisë! Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Po ashtu, qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë, institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë", - shkroi Haradinaj. Vendimi i Kosovës ka ardhur pas fushatës që po e bën Serbia ndaj pavarësisë së Kosovës dhe pengesës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ndërkaq, pas vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% për produktet serbe, vetë presidenti i Serbisë, Ale- ksandër Vuçiç do zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me ambasadorët e huaj në Beograd. Vuçiç ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm ambasadorët e Kinës, Rusisë, BEsë dhe vendeve të Qunitit, raporton media serbe "Tanjug". Sipas medias serbe, Vuçiç gjithashtu ka thirrur edhe një mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë pas masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ven- "Nga sot, masë 100% ndaj Serbisë! Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë", - shkroi Haradinaj. dimi i djeshëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën me 100% për mallrat serbe dhe boshnjake është marrë si kundërpërgjigje për fushatën agresive të Serbisë kundër Kosovës. Gjithashtu, me mospranimin e Kosovës në Interpol për shkak të lobimit të rëndë të bërë nga Serbia, ka reaguar edhe ish- presidenti shqiptar. Një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve
të tjerë të Ballkanit. Kështu e ka cilësuar ish- presidenti Bujar Nishani votimin dje kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Në një mesazh në faqen e tij të "Facebook"- ut, Nishani thekson se kjo votë ishte veçse mbajtja gjallë e armiqësive në vend të pajtimit. Po ashtu, i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të nisë një politikë izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.