Protesta, prokuroria: Burg për 6 nga 11 të arrestuarit
Zbardhet dinamika e përplasjes së fortë, emrat e përfshirë në të dy krahët "Ja si u goditën policët para parlamentit"
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e protestës që zhvilluan të enjten banorët e zonës së "Astirit" përpara Kuvendit, ku mbetën të plagosur 15 punonjës policie si dhe 3 banorë. Ndërkohë që u arrestuan 12 persona, mes të cilëve dhe 18- vjeçari Daniel Dobra, i cili akuzohet për plagosjen e rëndë me dashje të efektives 24- vjeçare, Ina Nuka. Mësohet se sot, organi i akuzës do të kërkojë masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj 6 personave të arrestuar. Bëhet fjalë për shtetasit: Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari si dhe Shpati Bilbilaj. Lidhur me këta persona, prokuroria e kryeqytetit ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tyre, bazuar në provat e siguruara nga pamjet filmike. Ata akuzohen për veprat penale "Plagosje të rëndë me dashje", "Mbajtje të lëndëve shpërthyese", "Kundërshtim të forcave të policisë", "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" si dhe "Prishje të qetësisë publike". Ndërsa, për 18- vjeçarin Dobra, masa e sigurisë pritet të jepet të hënën, meqë ai u prangos dy ditë më parë.
Ndërkaq, organi i akuzës do t'i kërkojë gjykatës masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" për 5 protestues, konkretisht: Erald Muçaj, Ali Nalic, Lulzim Dozhlanin, Alban Ahmetcenaj, Xhavit Gjata si edhe Lulzim Dozhlani. Pak ditë pas protestës, Prokuroria e Tiranës referuar të dhënave të mjeko- ligjorëve sqaron zyrtarisht rrethanat e plagosjes së efektives Ina Nuka dhe dëmtimeve që ajo ka pësuar. Sipas organit të akuzës, 24vjeçarja, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në Turqi, ka pësuar dëmtime në pjesën e qafës nga ana e djathtë e saj, dëmtime në gishtin tregues dhe gishtin e mesit të dorës së majtë, si dhe dëmtime masive të dorës së djathtë me apumtim tërësor të gishtit të madh.
DOSJA E PROKURORISË
Më datën 22.11.2018, rreth orës 10: 30, në rrugën "Xhorxh Bush" dhe pikërisht para parlamentit, një numër i konsiderueshëm personash po zhvillonin një protestë kundër vendimit për prishjen e shtëpive në zonën e Unazës së Re, Tiranë. Gjatë zhvillimit të protestës disa persona kanë hedhur kapsolla, shishe plastike uji si dhe shkopinj druri kundrejt punonjësve të policisë, të cilët të planizuar me shërbim në hyrje të parlamentit ku disa nga këta punonjës janë dëmtuar.
Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore është bërë procesverbali i këqyrjes së vendit të ngjarjes. Vendi i ngjarjes është hyrja kryesore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në afërsi të sheshit "Fan Noli" Tiranë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes në sipërfaqen e shtruar me beton janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 kapsolla me ngjyrë të kuqe të paplasur, 6 kapsolla me ngjyrë të kuqe dhe të zezë të plasura, 12 bidonë me mbishkrime të subjekteve që i tregtojnë, 1 kapak stilografi ngjyrë blu, tabela me mbishkrime, dy shkopinj druri, dy copa perde me mbishkrime. Është bërë vendimi i ekspertimit daktiloskopik vlerësues të shisheve plastike, objekte ekspertimi si dhe është bërë vendimi i ekspertimit kimik të katër kapsollave të paplasura. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë deklarim që tregon rrethana hetimi punonjëses së policisë, të dëmtuarës Ina Muka, e cila është punonjëse e repartit "Shqiponja" Tiranë.
DOSJA E PLOTË E PROKURORISË
Është marrë kallëzim punonjësit të policisë së Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, shtetasit Agim Troci, i cili ka qenë i planizuar me shërbim në hyrjet të parlamentit, në anën e Rrugës së Elbasanit dhe pasi ai ka parë se protestuesit kanë përparuar të hyjnë në parlament, ka shkuar në ndihmë të kordonit të policisë, ku ai ka parë që një person i gjate 175 cm me flokë gjysmë biond, me xhup të kuq me blu, me bluzë blu, me tuta sportive ngjyrë gri e ka goditur me grushte në fytyrë dhe pasi kanë ndërhyrë shërbimet e tjera për ta ndare, ai ka tentuar përsëri ta godasë atë me shkelma. Pasi është bërë i mundur shoqërimi në komisariat, ky person quhej Fluturim Rexhep Goleci, i datëlindjes 20.05.1988, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan. Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi aktet e dhunshme përballë parlamentit. Ai u bëri thirrje palëve të përfshira që të shmangin përplasjet dhe të vendosin sa më parë një dialog institucional, në mënyrë që ankesave të banorëve që do t'u prishen shtëpitë tek Unaza e Re, t'i jepet një zgjidhje.
Punonjës të Policisë së Shtetit janë pyetur nga oficerët e policisë gjyqësore. Ata kanë deklaruar për dhunë fizike të ushtruar ndaj tyre nga persona që merrnin pjesë në protestë, persona të identifikuar deri në këtë fazë të hetimeve, si dhe persona të tjerë për të cilët po hetohet për identifikimin e tyre.
Është përpiluar raport shërbimi nga punonjësit e Komisariatit Nr. 1 Tiranë, të cilët ishin të vendosur në shërbim, në lidhje me protestën dhe gjatë shërbimit ata kanë evidentuar disa persona që kanë bërë veprime të dhunshme si duke gjuajtur punonjësit e policisë me shashka, flakadanë, si dhe sende të forta, të cilët janë shoqëruar në komisariat me emrat Alban Qemal Ahmetcenaj, Paolo Ajet Ahmetcenaj, Fluturim Rexhep Golemi si dhe janë evidentuar shtetasit Dorjan Protoduari dhe Luan Metalia. Deri në këtë fazë të hetimit rezulton se shtetasit e mësipërm kanë goditur me kapsolla dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të policisë.
Është përpiluar raport shërbimi nga punonjësit e policisë të seksionit të forcës së posaçme, "Shqiponja", të cilët pasi kanë marrë njoftim në lidhje me dy persona që dyshohen se kanë hedhur kap-
solla pasi ishin pjesëmarrës në protestë që do zhvillohej në hyrje të parlamentit, të cilët ishin Alban Ahmetcenaj i datëlindjes 30.09.1980, të cilit gjatë kontrollit ju gjetën një kapsollë piroteknike me ngjyrë të kuqe me mbishkrimin "Enigma Fire Works", është shoqëruar shtetasi Paolo Ahmetacenaj i datëlindjes 03.07.2001, ku gjatë kontrollit fizik të tij janë gjetur 40 ( dyzet) kapsolla piroteknike me ngjyrë të kuqe, me mbishkrimin "Enigma Fire Works", ku 20 ( njëzet) copë janë gjetur në xhepat e tij të xhupit dhe 20 ( njëzet) copë janë në një kuti të pahapur, të cilën e mbante në një çantë shpine. Ne lidhje me këtë raport shërbimi është bërë edhe kapja në flagrancë e tyre.
Është përpiluar një raport shërbimi nga punonjës të policisë së Komisariatit Nr. 4, Tiranë, të cilët janë planizuar me shërbim në afërsi të parlamentit, ku gjatë zhvillimit të protestës, ata kanë parë që
protestuesit kanë filluar të kryenin veprime të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, duke qëlluar në drejtim të punonjësve me uniforme me sende të forta dhe fishekzjarrë.
Nga ana e tyre janë evidentuar dy persona, të cilët ishin në radhët e para të protestuesve, të cilët ushtronin dhunë ndaj punonjësve të policisë, të cilët janë shtetasit Amarildo Bexhet Sinanaj dhe Shpati Hyso Bilbilaj. Në lidhje me këta shtetas është bërë edhe video me pamje filmike nëpërmjet celularëve. Nga ana e punonjësve është bërë edhe këqyrja e pamjeve filmike, ku në këtë pamje shikohet një person i veshur me një bluzë sportive me ngjyrë të zezë dhe me një çantë krahu me pak mjekër, është me flokë të zeza, me vetulla normale, fytyrë rrumbullakët, i cili ndodhet në mesin e turmës dhe ndez një kapsollë dhe e hedh në drejtim të punonjësve të