Basha, Ramës: Tërhiqu nga Unaza e Re, hajdut i çmendur
Protesta sot para gjykatës, Vilsoni i vogël: Më liro babin nga burgu, kam ditëlindjen "Bëji hesapet mirë kur u sul policinë banorëve"
Banorët e zonës së "Astir it", të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe protestuan sërish dje në mbrojtje të banesave të tyre. Nën thirrjet "Nuk lëshojmë shtëpitë tona" dhe "Poshtë qeveria", banorët e zonës së "Astirit" kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste. Banorët e "Astirit" ftuan të gjithë qytetarët shqiptarë që t'i bashkohen protestës së tyre sot në orën 11: 00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda, ku do të jepet vendimi për protestuesit e arrestuar. Prokuroria ka kërkuar dënimin me burg për 5 nga protestuesit e arrestuar. Banorët e Unazës së Re e quajtën gjenocid atë që Rama dhe qeveria e tij po bën ndaj tyre dhe e krahasuan me atë të diktatorit të zi, Adolf Hitler. Sipas protestuesve, këtë që po u bën Rama atyre nuk e bënë as nazistët gjatë pushtimit. Banorët deklaruan se do t'i qëndrojnë deri në fund kauzës së tyre. Mbrojtja e pronës dhe e shtëpisë nuk është çështje vetëm e të rriturve, por edhe e fëmijëve në zonën e "Astirit". Vilsoni i vogël, i përlotur i kërkoi kryeministrit Rama që të mos u prishë shtëpitë dhe t'i lirojnë babain që ka në burg, pasi nuk janë ata e keqja e vendit, por kriminelët. "Ai ka futur babin tim në burg, ai kryeministri. Do doja që babi im të vinte në 28 nëntor, sepse unë kam ditëlindjen", tha Vilsoni.
MBËSHTETJA
Në mbështetje të protestuesve shkuan kreu i opozitës, Lulzim Basha; deputetë të PD dhe LSI. Kreu i PD- së akuzoi se kjo që po bën Rama është barbari ndaj qytetarëve. Z. Basha i bëri thirrje Ramës që të mos përdorë policinë kundër qytetarëve, ndërsa tha se dhuna në komisariat është e filmuar dhe secili do të mbajë përgjegjësi. "Ajo që po ndodh është një barbari, një shkelje barbare e Kushtetutës, e ligjeve që mbrojnë banesat, e ligjeve që garantojnë transparencën. Dua t'i bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve, t'i
bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë kundër qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate kundër banorëve është e regjistruar dhe secili do të mbajë përgjegjësi. Po të kishim prokurori, do të kishte nisur hetimi. Rruga e vetme është ajo e përballjes popullore", theksoi z. Basha. Më herët nga selia e PD- së, lideri i opozitës paralajmëroi dje me tone të ashpra kryeministrin Rama t'i japë fund projektit për ndërtimin e Unazës së Re. Sipas Bashës, kryeministri është i gatshëm të bëjë dëshmor me zor efektiven e
policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm. "Sot dua të të jap një mesazh të qartë e të prerë: tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Asnjë centimetër nuk do të përparosh në këtë aferë. Çdo centimetër u kushton shqiptarëve 2 mijë euro. Të gjithë atje janë e do të jenë për të të penguar ty", u shpreh kreu i opozitës. Basha përsëriti sërish akuzën për menaxhimin e protestës nga ana e policisë. "Në qoftë se do të kishim një polici të trajnuar, në radhë të parë nuk duhet të kishte police, zonja, va- Do të të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë! Ti mezi po pret o i sëmurë. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë, dhe tani do t'i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!", u shpreh kryetari i PD- së.
jza të pambrojtura. Po kështu e mbajte mandatin e parë, i bëre kriminelët deputetë dhe biznesmenë dhe tani do t'i bësh policet vajza, dëshmore për karrigen dhe tepsinë tënde, o i çmendur, o hajdut!", theksoi z. Basha. Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin se po përdor forcat e policisë për interesat e tij personale. "I përdor në propagandën e tij dhe pastaj do t'i bëjë edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor o plehër, efektiven e policisë!", u shpreh kreu i opozitës.