Presidenti Meta, apel politikës: Bashkëpunim mes pozitës e opozitës

PD te ' Dëshmorët e Kombit', Basha: Për lirinë luftohet çdo ditë Politika feston e ndarë festën e Pavarësisë

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA -

Edhe ky 106- vjetor i shpalljes së pavarë sisë së Shqipërisë e gjeti dje të ndarë politikën shqiptare. Në Vlorë u organizua aktiviteti me rastin e 28Nëntorit ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të shtetit, presidenti Meta, kryeparlamentari Ruçi dhe kryeministri Rama. Presidenti Meta dhe kryeministri Rama zhvilluan homazhe dhe vendosen kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë. Pjesë e homazheve ishte edhe zv/ kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli. Kreu i shtetit, Ilir Meta, i bëri një apel politikës se duhet të bashkëpunojë për funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor. "Funksionimi i shtetit ligjor dhe institucionet e pavarura kërkojnë dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës", tha z. Meta. Në pritjen shtetërore të organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e festës kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, Presidenti Meta tha se ende nuk është përmbushur misioni për integrimin në BE. "Populli shqiptar arriti të afirmohet si identiteti historik, kulturor dhe europian deri në ditët tona. Kohët kanë ndryshuar, por trashëgimia e vlerave identitare dhe kulturore si dhe parimeve shtetformuese që lanë pas që nga heroi ynë kombëtar, Skënderbeu e deri tek Ismail Qemali dhe shumë patriotë mendjendritur të Rilindjes Kombëtare janë apeluese dhe aktuale edhe sot e kësaj dite. Kthimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në familjen europiane është një mision ende i papërmbushur tërësisht për ne", deklaroi z. Meta. Të pranishëm në ceremoni ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Gjatë fjalës së tij, Meta përmendi se Shqipëria duhet të zgjidhë çështjet e emigracionit, ndërsa tha se, "kjo është kambanë alarmi për klasën politike". Sipas tij, "sfidat kërkojnë bashkëpunim për një klimë politike konstruktive, ku të drejtat njerëzore duhet të jenë prioritet i të gjithëve".

OPOZITA

PD- ja zhvilloi homazhe te varrezat ' Dëshmorët e Kombit' në Tiranë. Kreu i opozitës ftoi shqiptarët të jenë të bashkuar për të siguruar, siç tha ai, liri të pacenuar. "Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre dhe të drejtat e tyre. Dhe e konsideroj ditën e sotme edhe një

ftesë për një bashkim të madh të gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme e papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacenuar dhe e garantuar, në fakt, ashtu siç Me rastin e 106vjetorit të Pavarësisë, parlamenti është vizituar nga shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Me urimet e tyre, për një Shqipëri të anëtarësuar në Bashkimin Europian, kishte edhe nga ato qytetarë që shprehën pakënaqësitë për klasën politike.

Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e PD- së, gjatë homazheve te ‘ Dëshmorët e Kombit’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.