"Dekorata e Flamurit", Meta nderon ish- presidentin kroat

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA -

një mik i shqiptarëve, i cili mbrojti kauzën dhe të drejtat e tyre në periudhën më të vështirë në luftën kundër Millosheviçit, ishPresidenti kroat Stjepan Mesi? ¸ mori "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" nga Presidenti Meta. Sipas tij ky nderim vjen për përpjekjet e vazhdueshme që ka patur ish- presidenti Mesiç në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Ballkan. ' Presidentin është një mik i pazëvendësueshëm, i cili ka mbrojtur me të drejta e shqiptarëve. Presidenti ka më shumë se 50 vite në mbështetje të shqiptarëve. Në momentet më të vështira të kombit shqiptar, ku regjimi i Millosheviçit ndaj Kosovës e kundërshtoi me forcë, një luftë e cila përgjaku Kosovën. Ai ishte një zë i fortë kundër masakrave dhe spastrimeve etnike, e cila e shoqëroi këtë luftë",- tha z. Meta. Vetë Mesiç u shpreh i nderuar nga kjo dekoratë, ndërkohë që në lidhje me korrigjimin e kufijve që po diskutohet sot mes Kosovës dhe Serbisë theksoi se ndryshimi i tyre nuk u arrit as me luftë. E rëndësishme për Mesië është integrimi në BE, pasi kjo do ti jepte fund një debati të tillë për kufijtë. Mesiç bëri thirrje BE- së për përshpejtimin e integrimit të Europës Juglindore në Bashkimin Europian. Një proces i tillë do të shuante dhe idetë e ndryshimit të kufijve, një ide e kahershme e Millosheviç, të cilin ai nuk mundi ta realizonte, por që sot, tha Mesiç, ka njerëz që e quajnë të mirë. "Një politikë e gabuar. Është e njëjtë sikur të themi në Gjermani, Hitleri ka pasur ide të mirë, por nuk janë realizuar mirë", tha z. Mesiç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.