Putin, Metës: Bashkëpunimi ruso- shqiptar, në interes të Europës

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA -

Presidenti

i Rusisë Vladimir Putin i përcolli dje një mesazh urimi presidentit të Shqipërisë Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit. Në mesazhin e urimit presidenti shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso- shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. "I nderuar zoti President, Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso- shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati",- shkruan Putin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.