Banorët e "Astirit" protestojnë me flamurin kombëtar: Nuk tërhiqemi

Ua heqin ndriçimin, banorët rrëzojnë blloqet, dëmtojnë pjesën rrethuese të projektit PD: Veliaj u takua me policët e bashkisë, jo me banorët

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA - Valentina Madani

Nën atmosferën e fes tës së pavarësisë dhe simboleve kombëtare, banorët e "Astirit" protestën e djeshme e nisën me flamurin kombëtar, në mbrojtje të banesave të tyre nga prishja për projektin e Unazës së Re. Protestuesit paraditen e djeshme shpalosën një banderolë me një flamur të madh kuq e zi, teksa bllokuan qarkullimin e mjeteve në dy akset e rrugës. Por, gjatë pasdites situata u tensionua, pasi banorët hoqën blloqet e betonit dhe mjetet rrethuese të projektit që do të vihet në jetë pas shembjes së shtëpive dhe bizneseve pa leje. Duke qenë se i kanë hequr ndriçimin, banorët kanë ndezur të gjithë blicet e telefonave me thirrjet "Drita jemi ne". Avokati i banorëve të "Astirit", Artan Manushaqe, teksa hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, e paralajmëroi këtë të fundit se projekti i Unazës së Madhe do të jetë dhe funerali i tij politik. "Edi Rama është antishqiptar i madh, njeriu që e po e çon Shqipërinë në greminë, po tenton të çkombëtarizojë Shqipërinë. Rasti tipik është Unaza e Re. Këtu ka shkelje tërësisht fashiste, ka shkelje të dinjitetit të njeriut. Unaza e Re nuk është një rast. Kemi Bregun e Lumit. Dy lote janë shpronësuar, loti i tretë jo. Në 2015- ën u hoq me VKM. I bëj thirrje Ramës, pse e ke hequr? Pse diskriminohen njerëzit? Edi Rama mbaje mend, Unaza do të jetë funerali yt polik! Unaza e Re sot është Shqipëria e vogël dhe ju nuk arritët ta përçani dot", deklaroi Manushaqe. Banorët u revoltuan, ndërkohë me thirrjet "Nuk na tremb dot Edvino", ata marshuan përgjatë gjithë rrugës. Për 2 orë ata bllokuan të dy kahet e rrugës, duke mos lejuar qarkullimin e makinave.

DENONCIMI

Prej gati një muaj, banorët e zonës së "Astirit" kundërshtojnë projektin. Në mbështetje të tyre është edhe opozita, e cila e quan projektin si abuzim. Partia Demokratike denoncoi dje se mbledhja që kryebashkiaku Veliaj pretendon se bëri me banorët e Unazës së Re një ditë më parë është një mashtrim. Teksa qëndronte pranë protestuesve, ku dha edhe mesazhin e festës së flamurit, që është uniteti, deputetja Albana Vokshi tha se ata që u paraqiten në takim ishin policë bashkiakë dhe punonjës të

administratës. Vokshi publikoi një foto, sipas së cilës personat janë policë bashkiakë dhe jo banorë. "Ju ftoj të bëni transparencë për mbledhjen e Veliajt në bashki me banorë të pretenduar të Unazës se Re. Personat në foto në takim me Veliajn janë policë bashkiakë. Janë punonjës së bashkisë, janë rrogëtarë të Veliajt. Me intrigën e tij, Veliaj kërkon të mashtrojë banorët, por nuk ka për t'ia arritur. Ftoj të gjitha mediat, edhe ko-

mbëtare, që të hetojnë për këtë takim dhe për projektin korruptiv. Si nënë kam një apel për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të bashkimit që të solidarizohen me protestën dhe kauzën e drejtë të banorëve të ' Astirit'", deklaroi zj. Vokshi. Më herët deputeti Klevis Balliu akuzoi: "Jo vetëm nuk i ka legalizuar, por kërkon dhe t'ua prishë. Protesta tek Unaza i vuri lakun në fyt kësaj qeverie dhe u çori maskën. Kjo protestë armik ka korrupsionin. Çdo

qytetar duhet t'u bashkohet këtyre banorëve. Edi Rama ka vjedhur 40 milionë euro dhe ato para nuk i jep mbrapsht. Këtu do të vazhdohet, do të qëndrohet derisa të rivihen në vend institucionet e shtetit, ligjet e këtij vendi. Përpjekjet mjerane të kësaj qeverie për t'i përçarë, për të vënë dy- tri tulla në rrugë për të dhënë idenë se këtu është mbyllur protesta dhe do bëhet si duan ata, janë qesharake. Protesta vazhdon, PD do vazhdojë ta mbështesë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.