Veliaj: Një banesë e re sociale për banorët e ' Astirit'"

Kreu i bashkisë: S’ndalemi nga lëvizja "Dum babën"!

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA -

Kreu

i Bashkisë së Ti ranës, Erjon Veliaj, ngriti flamurin në sheshin "Skënderbej" me rastin e 106- vjetorit të pavarësisë. Por, kryebashkiaku u ndal edhe te projekti i Unazës së Re, që sipas tij, do të çlirojë Tiranën nga trafiku i rënduar. "Nëse sot do të dëgjonim lëvizjen ' Dumbabiste', nuk do të kishim këtë shesh, atë pazar, sheshin e lojërave tek Liqeni Artificial. Tirana me Unazën e Madhe do të ketë pavarësi nga trafiku si dhe nga zaptimi. Ky qytet nuk la pa bukë hebrenjtë. Ky qytet nuk do të lë asnjë njeri pa bukë, por ne ia kemi borxh gjeneratës zhvillimin e Tiranës. Jam mirënjohës për banorët bashkëpunues", tha Veliaj. Po dje kryebashkiaku vizitoi familjen Pira nga Unaza e Madhe, e sistemuar në banesë sociale. Kryebashkiaku siguroi edhe një herë të gjithë banorët e zonës së "Astirit" se Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera shtetërore do bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar një strehë dhe kushtet e nevojshme të jetesës. "Ne kemi mbrojtur hebrenjtë, nuk i la njeri në Tiranë pa bukë e pa shtëpi, jo më njeri- tjetrin, por tani duhet të kuptojmë që edhe rruga të bëhet, edhe njerëzve t'u japim shtëpi. Ju garantoj se jo vetëm ju, por të gjithë ata që do aplikojnë pas jush, kushdo që do të bashkëpunojë dhe do thotë, ore unë dua të bëhet rruga, por më ofroni diçka, ne jemi këtu që të ofrojmë diçka! Këtu, banesat i kemi pa limit ko- hor", theksoi kryetari i bashkisë. Ai përsëriti edhe një herë se çdo banori të Unazës që preket ka projekti, por që i mbetet një pjesë tokë që mund ta përdorë si truall, bashkia do t'i ofrojë lejen e ndërtimit për të bërë një banesë të re. Sipas tij, në bashkëpunim me qeverinë do bëhet e mundur edhe sigurimi i një financimi për të ndërtuar edhe një pallat tjetër me banesa sociale, ku mund të strehohen familjet e tjera që preken nga zbatimi i projektit të Unazës së Madhe.

Protesta e djeshme e banorëve të "Astirit"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.