Dhuna në protestë, Avokati i Popullit: Hetim, do këqyren pamjet filmike

Gazeta Shqiptare - - PAVARESIA -

Institucioni

i Avokatit të Popullit reagoi në lidhje me protestat e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re. Referuar rastit të Daniel Drobajt, i cili akuzohet se hodhi kapsolla në drejtim të efektives Ina Nuka, institucioni i Avokatit të Popullit shprehet se po merren pamjet filmike për të parë nëse është ushtruar dhunë ndaj tij apo jo. "Pasi janë përpiluar procesverbalet, të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin. Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P. A. dhe D. D. Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CD- je me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi", thuhet në njoftim.

HETIMI

"Sipas Drobajt, edhe gjatë rrugës, në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policët, duke u goditur me grushte dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre", thuhet në reagimin e AP.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.