Hapet procesi edhe për shtesat pa leje në pallatet me leje

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

ligjore që ka paraqitur qeveria krijon mundësi për të vijuar procesin e legalizimit edhe objektet apo shtesat e bëra në objekte me leje. Pra, thënë ndryshe do të lejohet legalizimi i shtesave anësore apo ato të ngritura në nivel në një objekt apo ndërtim përtej parashikimeve që bënë leja e ndërtimit. Kështu nëse ndërtimi është i llojit "objekt me shkelje të lejes së ndërtimit", pavarësisht gjendjes juridike të pronësisë së truallit ku ngrihet, trajtohet njësoj si objektet e tjera që mund të legalizohen. Ndërsa për ndërtimet pa leje, që nuk janë deklaruar më parë, poseduesit kanë të drejtë të aplikojnë për legalizim sipas rregullave që duhet të përcaktohen me udhëzim të drejtorit të Përgjithshëm të ASHK- së. Aplikimet për legalizim, të administruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, që kanë mangësi të elementeve të formës, konsiderohen të vlefshme dhe ndërtimet pa leje, të deklaruara nëpërmjet tyre, shqyrtohen sipas kushteve të këtij ligji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.