Programe sociale strehimi për ata që do u prishen shtëpitë

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

gjitha ato objekte që për shkak të kritereve përjas htuese nuk do arrijnë dot as me këtë ligj të legalizohen do të prishen nga Inspektorati Ndërtimor. Por ndryshe nga më parë, ku ligji nuk parashikonte një zgjidhje për ata që mbeteshin pa një banesë, projektligji i paraqitur për diskutim detyron pushtetin vendor që t'i trajtojë qytetarët apo familjet që do u prishen shtëpitë me programe sociale strehimi. Kështu, kur poseduesit e ndërtimeve pa leje ( banesa), që përjashtohen nga legalizimi, kur nuk zotërojnë objekt tjetër pa leje apo edhe të ligjshëm, trajtohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore në përputhje me dokumentet e miratuara të planifikimit të territorit dhe legjislacionin për programet sociale të strehimit. Për zbatimin e kësaj dispozite, Agjencia Shtetërore e Kadastrës i përcjell njësisë së vetëqeverisjes vendore listën e subjekteve dhe praktikat dokumentare të ndërtimeve që përjashtohen nga legalizimi. Rregullat e bashkërendimit të punës ndërmjet ASHK- së dhe njësive të vetëqeverisjes vendore, për trajtimin e ndërtimeve pa leje që përjashtohen nga legalizimi, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

ose shoqëritë ndërtuese, përcaktohen me vendim të Këshilli i Ministrave. Pra, nisur nga fakti se bëhet fjalë për një kategori krejt të

veçantë, procedurat konkrete të detajuara të legalizimit të këtyre lloj objekteve do të përcaktohen me vendim të qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.