Shtyhet afati, legalizohen ndërtimet e bëra deri në 31 dhjetor 2018

Do hapen aplikimet për objektet pa leje të bëra në pronën tënde ose shtet Nisma përjashton godinat e bëra në tokën e tjetrit

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

Nëse ke ndërtuar pa leje në një tokë që është pronë e jotja apo pronë shtetërore mund ta legalizosh sërish, pavarësisht faktit nëse e ke ndërtuar edhe gjatë këtyre ditëve të fundit. Qeveria ka paraqitur në Kuvend projektligjin "Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë", ku i kushton një kapitull të veçantë edhe ndërtimeve pa leje. E ndërsa në kapitullin III përcakton të gjithë procedurën që duhet të ndiqet për ndërtimet e bëra pa leje, në dispozitat kalimtare, ky projektligj parashikon edhe se si do të veprohet me ndërtimet pa leje që evidentohen nga fotografimi i hapësirë para hyrjes në fuqi të këtij ligji apo edhe ato që nuk janë evidentuar në të, por që janë ndërtuar deri në 31 dhjetor 2018. Ky, në fakt, përbën një shtyrje të afatit që përcakton ligji për legalizimet, i cili ka caktuar si afat të fundit të objekteve pa leje që mund të hyjnë në proces legalizimi pikërisht ato që janë ndërtuar deri në 27 qershor të vitit 2014. Pra, me këtë sanksionim që bënë projektligji i paraqitur në Kuvend i hapet rruga e legalizimit të të gjitha ndërtimeve apo shtesave pa leje që janë ndërtuar në tokën tënde apo në tokë shtetërore. Përjashtohen nga ky proces vetëm ndërtimet apo shtesat që janë bërë në tokë private të të tjerëve.

PROCEDURA

Procedurat dhe kriteret e ligjësimit, që përcakton kreut III i këtij projektligji dhe që flet pikërisht me legalizimin e ndërtimeve pa leje, zbatohen edhe për ndërtimet pa leje që evidentohen në ortofoton e realizuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, në kuadër të projektit ndërtuar deri në datën 31.12.2018, veprohet, ky projektligj përcakton se, nëse ato janë ndërtuar mbi tokë në pronësi të poseduesit apo mbi tokë, për të cilën është miratuar më parë kalimi i pronësisë me VKM, trajtohen pikërisht sipas kritereve që parashikon kreu III i këtij projektligji, duke parë së pari, kriteret përjashtuese. Kujtojmë se te kriteret përjashtuese është vendosur pikërisht që një ndërtim pa leje të mos jetë ndërtuar pranë apo në gjurmë e veprave kryesore të infrastrukturës publike, akseve rrugore kombëtare, territorit apo funksionalitetit të ndërtesave publike, apo kur ato prekin apo cenojnë integritetin e monumenteve të kulturës, territoret e destinuara për investime strategjike apo janë në vijë bregdetare. Pra, në rast se nuk një ndërtim i kësaj kategorie nuk cenon këto kritere ai hyn në proces legalizimi sipas këtij projektligji. Gjithashtu, në proces legalizimi mund të hyjnë edhe ndërtimet pa leje janë bërë mbi tokë në pronësi të shtetit apo të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe që deri në këtë moment përdoren nga poseduesit e tyre.

NDËRTESAT QË PRISHEN

Projektligji parashikon edhe rastet e ndërtimeve pa titull pronësie të cilat nuk mund të përfshihen në proces legalizimi. Kështu përveç kritereve të mësipërme kjo nismë ligjore kërkon të sanksionojë se nuk mund të legalizohen ndërtimet e reja pa leje që janë ndërtuar në tokë private të tjerëve. "Nëse janë ndërtuar mbi tokë në pronësi private të të tretëve, prishen sipas dispozitave ligjore për inspektimin e ndërtimit", thuhet në nenin 67 të projektligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.