Kamioni me 2.5 tonë kanabis sativa, dërgohen për gjykim 9 trafikantët

Prokuroria: Sasia e madhe e drogës kishte destinacion përfundimtar Gjermaninë Lënda narkotike e nisur nga porti i Durrësit u kap në janar të 2017- ës në Ankona të Italisë

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

Afro një vit pas trafikimit të sasisë prej 2.5 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali dhe me destinacion përfundimtar Gjermaninë, Proku- roria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim 9 persona të pandehur në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kamioni me sasinë e madhe të drogës u kap në janar të vitit që shkoi në Ankona të Italisë. Mjeti u kontrollua dhe u bllokua për mungesë dokumentacioni, por më pas rezultoi se ai kishte një sasi gjigande kanabisi që po transportohej. Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se kamioni tip ' Benz', me targa të kokës ' FR 9139 C' dhe targa trajleri ' ARB 414', i ngarkuar me sasinë e drogës ishte nisur nga porti i Durrësit dhe kishte si drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj. Lënda narkotike ishte fshehur në mallin drusor pelet, ndërsa pritësi i saj ishte Euron Hoti.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka përfunduar çështjen penale nr. 12/ 3 të vitit 2017 në ngarkim të të pandehurve:

1. Emiljano Çili lindur më 11 shtator 1982 në Poliçan, Skrapar, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 1, 334/ 1 dhe 109/ 1, 25 të Kodit Penal;

2. Artur Riza lindur më 19 shkurt 1976 në Thumanë, Krujë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 1, 334/ 1 dhe 109/ 1, 25 të Kodit Penal;

3. Festim Lelaj, lindur më 17 shtator 1970 në Mesaplik, Vlorë, kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në fillim me masën e sigurimit arrest në burg, zëvendësuar më pas me masën e sigurimit "arrest në shtëpi".

I akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 1, 334/ 1 të Kodit Penal;

4. Harmejlindo Tufa, lindur më 6 shkurt 1995 në Tiranë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, banues në Tiranë, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë,

I akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 2 dhe 334/ 1 të Kodit Penal;

5. Juri Bedinaj, lindur më 4 nëntor 1988, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë, i akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 2, 334/ 1 të Kodit Penal;

6. Arbi Mustafa, lindur më 25 tetor 1983, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar. i akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 2, 334/ 1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

7. Adjel Çaushaj lindur më 15 gusht 1995, lindur dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje familjare beqar, me gjendje gjyqësore i padënuar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale "Trafikimi i narkotikëve", në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal", parashikuara nga nenet 283/ a/ 1, 28/ 4, 333/ a/ 2, 334/ 1 të Kodit Penal, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg në mungesë.

8. Skënder Siqeca, lindur më 2 shtator 1964 në Lushnjë dhe banues në Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar me masën e sigurimit arrest në burg,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/ 2 të Kodit Penal,

9. Sokol Hamzallari lindur më 3 gusht 1977, lindur dhe banues në Orikum, Vlorë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me gjendje gjyqësore i padënuar, i hetuar në gjendje të lirë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/ 2 të Kodit Penal.

Më datë 03.01.2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës Itali, kamioni tip ' Benz', me targa të kokës ' FR 9139 C' dhe targa trajleri ' ARB 414', i ngarkuar me sasinë e lëndës narko- Sipas Prokurorisë, më 3 janar të vitit 2017 nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës ka dalë për në drejtim të Portit të Ankonës, Itali, kamioni tip ' Benz', me targa të kokës ' FR 9139 C' dhe targa trajleri ' ARB 414', i ngarkuar me sasinë e lëndës narkotike prej 2 tonë e 530 kg. Mësohet se mjeti drejtohej nga Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar transit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

tike prej 2 tonë e 530 kg, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, i cili po e trafikonte lëndën narkotike nga Shqipëria duke e kaluar transit në Itali dhe me destinacion përfundimtar në Gjermani, ku pritës i saj ishte shtetasi Euron Hoti.

Lënda narkotike është fshehur në mallin drusor pelet, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXWOOD SHPK- GrmashShqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007- FIER- Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMWEROER- GJERMANI.

Me datë 04.01.2017, nga autoritetet Italiane është bllokuar për mungesë dokumentacioni transiti ndërkombëtar automjeti kamion tip ' Benz', me targa të kokës FR 91 39 C dhe targa trajleri ' ARB 414', me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj.

Droga e sekuestruar në Ankona të Italisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.