Plagosi të riun dhe grabiti makinën, kapet 29- vjeçari

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

PRRENJAS - Policia ka prangosur në kohë rekord një 29- vjeçar nga Përrenjasi, i cili ka plagosur me armë një të ri dhe më pas ka grabitur me forcë makinën në tentativë për t'u larguar nga vendi i krimit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në një lokal në fshatin Kakavec. Sipas bluve, Afrim Radiçi, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, banues në Kakavec. "Falë reagimit të shpejtë e profesional të policisë, kapet në kohë reale autori i plagosjes me armë të 22- vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë tip "Zantava" me 3 fishekë, si dhe automjeti i vjedhur. Më datë 28.11.2018, rreth orës 01: 30, në një lokal në fshatin Kakavec, Përrenjas, shtetasi Afrim Radiçi, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Xh. P., 23 vjeç, banues në Kakavec, i cili është transportuar në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi Afrim Radiçi në tentativë për t'u larguar nga vendi i ngjarjes ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar mjetin tip "Golf" në pronësi të shtetasit A. B., të cilin e ka marrë dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë të policisë Librazhd dhe mirorganizimit të punës u bë e mundur që rreth 60 km nga vendi i ngjarjes, në fshatin Dorez, të kapej shtetasi Afrim Radiçi, autori i dyshuar i dy ngjarjeve, plagosjes me armë të 22vjeçarit si dhe të rrëmbimit të automjetit nën kërcënimin e armës. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e krimit si dhe automjeti tip "Golf". Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të kësaj ngjarje",- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.