Sekuestrohen 20 mijë euro të falsifikuara, përfundon në pranga 37- vjeçari nga Kavaja

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

TIRANË - Një 37- vjeçar nga Kavaja është arrestuar dje në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për veprat penale: "Falsifikim i monedhave" dhe "Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit". Burime nga policia bënë me dije se Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar "500", arrestuan G. Xh., 37 vjeç, banues në Kava- jë. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën "Sadik Petrela" u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte. Gjatë kontrollit iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 37- vjeçarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.