Masakra me 1 të vrarë e 2 të plagosur në ish- Bllok, në kërkim biznesmeni Eldi Dizdari

Sherri para lokalit "Monopol", dyshohet për prishje pazaresh për një ngarkesë droge Kushëriri i Arbër Çekajt të 613 kg kokaine u konfliktua me Ervin Matën para përplasjes me armë

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

Hetimet e kryera nga policia dhe prokuro ria në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor të këtij viti në zonën e ish- Bllokut, ku mbeti i vrarë 28- vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato kanë nxjerrë në "skenë" një tjetër person. Bëhet fjalë për biznesmenin Eldi Dizdari, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ndonëse pas ngjarjes në lokalin "Monopol", këngëtarja e njohur Elvana Gjata u konsiderua si mollë sherri, zanafilla e saj duket të jetë krejt tjetër. Ngjarja dyshohet të ketë si shkak prishjen e pazareve të drogës mes Ervin Matës ( të fejuarin e këngëtares Gjata) dhe biznesmenit Eldi Dizdari, që dyshohet të jetë personi kyç i kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve nga prokuroria, mësohet se Dizdari ka qenë i pari që është konfliktuar me Ervin Matën dhe kushëririn e Elvana Gjatës, Merviol Bilo. Dyshohet se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata. Grupi hetimor kërkon të marrë dëshminë e biznesmenit Eldi Dizdari për të ndërtuar saktë dinamikën dhe motivin e ngjarjes që përfundoi me një të vrarë dhe dy të plagosur. Eldi Dizdari, i njohur ndryshe dhe me emrin Denis Matoshi është kushëriri i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve që është arrestuar në Gjermani për trafikun e sasisë prej 613 kg kokainë, që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës.

HETIMET DHE I KËRKUARI DIZDARI

Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ku jepet i gjithë dinamika e ngjarjes në zonën e ish- Bllokut, thuhet se ndërsa ishte në lokalin "Monopol" në zonën e Bllokut, Ervin Mata ka dalë jashtë për t'u takuar me të fejuarën e tij, shtetasen Elvana Gjata, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy. Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet, në të cilin dyshohet të ketë qenë biznesmeni Eldi Dizdari, që ka komunikuar në distancë me Matën. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin dhe për një moment ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e një subjekti privat.

Sipas informacioneve të reja të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere, rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të

Ervin Mata

Eldi Dizdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.