Sekuestrohen 394 gr kokainë, kapet i riu, një tjetër në kërkim

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

POGRADEC - Policia e Pogradecit ka sekuestruar dje 394 gr kokainë, ndërsa ka përfunduar në pranga një i ri dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas bluve, në pranga ka rënë Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në këtë qytet. Kurse shtetasi i shpallur në kërkim është A. P. 26 vjeç, banues në Pogradec. Mësohet se Jurgen Papa së bashku me shtetasin A. P., qëlluan me armë zjarri në ajër. Policia gjithashtu sekuestroi 1 krehër pistolete me 9 fishekë. Ndërkohë, policia së bashku me grupin hetimor kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti si dhe arrestimin e të kërkuarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.