Elvana Gjata, letër prokurorisë: Jam në Gjermani për arsye shëndetësore, dëshmoj kur të kthehem

Masakra te "Monopol", këngëtarja s'është në kërkim policor

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

TIRANË - Afro dy muaj nga ngjarja e rëndë në ishBllok, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor. Mësohet se ka përfunduar afati prej 30 ditësh ku Gjata ishte në kërkim në lidhje me vrasjen në lokalin "Monopol". Dy ditë më parë, burime për "GSH" bënë me dije se njoftimi për Gjatën është dërguar në të gjitha pikat kufitare dhe nëse këngëtarja paraqitet aty, ajo do të shoqërohet për t'u marrë në pyetje. Ajo u shpall në kërkim më 9 tetor, ndërsa prokuroria urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyronte Gjatën që të paraqitej për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjar-

konsiderueshme droge, gjë që e ka tensionuar raportet mes tyre. Ka qenë Dizdari, që i ka thënë Matës se për borx- jen. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Ndërkaq, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me komunikimin e Elvana Gjatës me grupin hetimor. Burime për "Report TV" pohuan se tri javë më parë Elvana Gjata ka thyer heshtjen përmes një letre, e cila përmban kode postare të Gjermanisë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por detajet janë bërë publike vetëm ditën e djeshme. Drej-

hin duhet të sqarohet me Ervis Martinaj. Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol tuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokalit "Monopol", edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë. "Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore, jam njohur nga media se kërkoni dëshminë time. Sapo të jem në Shqipëri, do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia", ka shkruar Elvana. Edhe sipas hetimeve të policisë dhe Prokurorisë rezulton se këngëtarja s'ka qenë e pranishme në momentet e konfliktit në ish- Bllok, ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve mbeti një i vrarë dhe dy të plagosur.

Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e "Sky Tawer", por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërish pas, duke u futur në lokal "Monopol". Ndërkohë, Dizdari nuk ka qenë fizikisht në lokalin "Monopol", aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qenë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Matën dhe më pas është larguar. Pas këtij momenti, pronari i lokalit "Monopol", Redi Popesku thotë se biznesmeni Mata i ka kërkuar leje për të sjellë brenda në lokal Ervis Martinajn, i cili është ulur më pas në banak me persona të tjerë, ku nuk ka vonuar shumë dhe ka nisur konflikti, i cili degjeneroi në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave në lokal humbi jetën 28- vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato ( të dy të arrestuar). Ndërsa vijojnë të jenë në kërkim për këtë ngjarjeje shtetasit: Meviol Bilo, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe së fundi edhe biznesmeni Eldi Dizdari. Ndërkohë, këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30- ditor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.