Masat, sekuestrohen lëndë plasëse në dy dyqane

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

TIRANË - Një ditë pasi Ministria e Brendshme paralajmëroi masa të ashpra për subjektet që tregtojnë kapsolla dhe fishekzjarrë, policia ka gjetur dhe sekuestruar materiale piroteknike me rrezikshmëri të lartë në dy subjekte. Pronarët e tyre u referuan në prokurori për tregtim të lëndëve piroteknike jashtë kushteve dhe kritereve, ndërsa dyqanet nuk do të mbyllen. "Pas kontrolleve janë konstatuar dy subjekte ( dyqane) që mbanin dhe tregtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale lëndën plasëse dhe piroteknike, ndërsa ndaj dy pronarëve të dyqaneve janë marrë masa të menjëhershme. Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë", njofton policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.