Lirohet nga qelia i forti i Shkodrës, Lulzim Kulla

U kap në Kakavijë me pasaporte false, ja për çfarë akuzohet 10 muaj më parë i vunë në makinë 500 gramë tritol

Gazeta Shqiptare - - LEGALIZIMET -

Gjykata e Gjirokas trës ka liruar nga burgu biznesmenin shkodran, Lulzim Kulla, i njohur për atentatin me tritol që iu bë 10 muaj më parë. Sipas burimeve ai vuan nga një sëmundje e rendë e pas ditëve të plotësuara në paraburgim i kish mbetur shumë pak dënim. Lajmi për lirimin e Kullës e konfirmon avokati i tij Detar Hysi. Sipas avokatit, nuk provohet fajësia ndaj klientit të tij. Kujtojmë se Kulla u arrestua pasi u kap në pikën kufitare të Kakavijës me një pasaportë të falsifikuar në tentativë për të ikur në Greqi. Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43- vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi dj- egie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se "nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin". Ai njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje krimina- le, por që në fund nuk është dënuar.

"I FORTI I SHKODRËS"

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur "tarifë" të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. 43vjeçari njihet si person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznesmenë që të mbyllin aktivitetin e tyre, madje shumë të tjerë edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës. Kulla akuzohet

se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar që merrej me shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor. 43vjeçari është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një

sasie të madhe të bimëve narkotike, ai u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Në operacionin dyditor të gushtit 2016, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes së cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash.

Biznesmeni shkodran, Lulzim Kulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.