Anxhela Peza: Nuk ka formula të gatshme për ata që i kanë dhënë fund një raporti

"Lumturi për gjithë jetën nuk ka për askënd"

Gazeta Shqiptare - - PENSIONET E USHTARAKËVE - Egla Xhemali

Të jesh psikologe do të thotë të luftosh çdo ditë për problematikat sociale të njerëzve, si dhe të gjesh mënyrën më të shpejtë që t'i qetësosh ata. Herë- herë psikologu arrin të gjejë çelësin magjik për të dekodifikuar gjendje emocionale të ndryshme dhe për të risjellë paqen e çdokujt që i drejtohet. Për "Gazeta Shqiptare", Anxhela Peza rrëfeu problematikat e të rinjve, zgjidhjet e shpeshta që ajo ofron, rastet më të vështira që ka ndjekur, si dhe këshillat që jep për një raport që sapo ka përfunduar. Psik ologia punon dhe e do fort atë që bën. Çdokush që tenton të ndihmojë sadopak të tjerët e ka shpirtin plot nga falënderimet për veprën e jashtëzakonshme. Anxhela ka vite që u ka dhënë zgjidhje shumë problemeve të atyre që i janë drejtuar. Peza hedh dritë mbi disa aspekte të jetëve njerëzore, që ndonjëherë vetëm këshillimi me specialistët i jep rrugëzgjidhje. Kam disa të cilat nuk mund t'i ndaj, përdhunimi i një vajze nga babai për 14 vite me radhë, dy vajza të vogla 8 dhe 9 vjeçe, që kërkonin ndihmë në mënyrë të dëshpëruar se i ati i gjëmonte për t'i vrarë. Përdhunimi i një 9- vjeçare nga mësuesi brenda ambienteve të shkollës. Raste të cilave është vështirë t'u ndryshosh realitetin kur drejtësia nuk vihet në vend për to. Sepse nëse shumë çështje nuk zgjidhen nga ana ligjore, kurrsesi nuk mund të ndihmosh në paqen shpirtërore të njeriut. Sa besim krijojnë njerëzit për t'i ndarë përjetimet me një psikolog? Është e ditur që vendi ynë e ka pak vështirë për t'i ndarë ndjesitë dhe shqetësimet e brendshme me një psikolog. Psikologjia ka hyrë në studim tek ne përpara 20 vitesh dhe vitet e fundit po lobohet për këtë lloj ndihme, që individi mund t'i drejtohet. Unë mendoj se besimi po rritet dita- ditës, përderisa njerëzit drejtohen tek psikologu dhe punë ka. Cila është terapia më e mirë për një jetë të lumtur? Jam angazhuar në profesion duke qenë vullnetare që në moshën 19- vjeçare dhe deri tanimë shikoj përditë se dashuria mund të shërojë gjithçka dhe të sjellë gëzim lumturi te njerëzit. Duke vënë në dukje edhe rastet e vështira. Çfarë do të thotë ta marrësh jetën si të vjen? Më pëlqen shumë një shprehje e popullit tek thotë "Çfarë i ra njeriut dhe nuk e hoqi". Sa më shumë të pranosh atë që të ndodh, aq më shpejt reagon për të bërë përpara e për të gjetur zgjidhje. Natyrisht që trauma dhe problemet e mëdha mbeten të qepura në lëkurën e njeriut ndoshta edhe për gjithë jetën, por ajo që është e vlefshme të jetosh jetën me të gjitha ngjyrat e saj. Të thuash që "po, jetova në furtuna dhe ditët me diell". Lumturi pafund për gjithë jetën nuk ka për askënd. Kur përfundon një raport? Këshilla më e mirë për ta kaluar dhimbjen? Çdo rast është specifik, ka veçantinë e tij në mënyrën e përshkrimit, trajtimit dhe llojit të terapisë që ndjek më të. Nuk ka formula të gatshme. Cila është mënyra përmes së cilës një mashkull mund të lexojë drejt një femër? Të mos lodhet shumë për ta lexuar e as kuptuar, por të lodhet për ta dashuruar. Të shikojë bukur mënyrën e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.