Dialogu Kosovë- Serbi, SHBA: Është koha për marrëveshje

Fleckenstein: Kosova të heqë taksën, Serbia të mos pengojë përparimin Thaçi në Amerikë, Pompeo kërkon normalizim të gjendjes

Gazeta Shqiptare - - PENSIONET E USHTARAKËVE -

jëherë saktë se çfarë nënkupton me të. Nuk dihet nëse ekziston ndonjë projekt- dokument për këtë ide, që sipas zotit Thaçi është mënyra më e mirë për të kapërcyer përpjekjet disavjeçare për normalizimin e marrëdhënieve që nuk kanë sjellë ndonjë rezultat. Në Kosovë kjo ide është pritur me kritika të ashpra nga shumica e forcave politike. Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit janë bërë tashmë publike. Gjatë vizitës në Uashington, në komentet pas takimeve me sekretarin Pompeo dhe zotin Bolton, presidenti Thaçi nuk e ka përmendur idenë e "korrigjimit" të kufirit, por ka falënderuar palën amerikane për gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në për- pjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Një krizë e re ka lindur ditët e fundit në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas tarifave prej 100% që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj importeve serbe, në shenjë hakmarrje ndaj politikës së vazhdueshme të Beogradit për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Sekretari i Shtetit Pompeo i bëri thirrje presidentit Thaçi që Kosova t'i heqë tarifat tregtare ndaj Serbisë. Kosova duhet të heqë doganat, por edhe Serbia duhet të mos e pengojë Kosovën në përpjekjet e saj, edhe pse nuk e mbështet si shtet, thekson eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein për "Deutsche Welle"- n. Lidhur më këtë vendim të Kosovës Fleckenstein ka thënë: "Bashkëpunimi rajonal në ekonomi është vendimtar. Dogana të reja do të thotë të ecësh gjithmonë një hap mbrapa, në vend që të ecet drejt njëri- tjetrit. Ne i trembemi një ashpërsimi të mëtejshëm të fronteve me doganat e reja, prandaj bëj thirrje, ashtu si e ngarkuara e lartë e BE- së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini për vetëpërmbajtje dhe heqjen e doganave nga ana e Kosovës, të cilat shkelin edhe thelbin e marrëveshjes ekonomike, CEFTA. Palët duhet që në dialog të dërgojnë sinjale të paqes dhe bashkëpunimit". Ndërkaq lidhur me këtë vendim eurodeputeti ka thënë se është si pasojë mospranimit në "Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është parësore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese", - ka thënë Fleckestein.

Interpol të Kosovës si dhe procesit të zvarritur të liberalizimit të vizave. "Bashkësia ndërkombëtare kërkon një Kosovë të stabilizuar, me aftësi duruese, kjo do të kishte efekt pozitiv edhe në procesin e njohjeve të Kosovës si shtet. Por ne presim edhe nga Serbia, që të mos i pengojë përpjekjet e Kosovës drejt një shteti të njohur plotësisht, edhe nëse nuk i mbështet ato. Një fqinjësi e mirë mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë është qendrore për paqen në Ballkan. Fillimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë është një sukses historik që i dedikohet Federica Mogherinit. Ne kemi besim në rolin e saj si ndërmjetësuese",- ka thënë Fleckestein.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.