Arrestimi i 24 marinarëve, Ukraina në luftë me Rusinë

Presidenti Poroshenko firmos dekretin luftarak: S'është shaka Kapja e pengjeve, Trump mund të anulojë takimin me Putin

Gazeta Shqiptare - - PENSIONET E USHTARAKËVE -

Një kirurg në shtetin indian të Gujarat- it është arrestuar për një operacion cesarian në gjendje të dehur ndaj një gruaje shtatzënë. “BBC” raporton se foshnja u deklarua i vdekur pas operacionit, ndërsa pak më vonë vdiq edhe gruaja. Mjeku u konfirmua i dehur pas një testi alkooli, ndërsa autoritet po hetojnë nëse vdekjet e nënës dhe fëmijës u shkaktuan nga neglizhenca apo si pasojë e arsyeve të tjera mjekësore. Dr. PJ Lakhani është një mjek me eksperiencë dhe ka punuar në Spitalin Shtetëror Sonavala përgjatë 15 viteve të shkuara. Pacientja Kamini Chachi u soll në spital të hënën me dhimbje lindjeje. Media lokale tha se familjarëve u tha se fëmija kishte vdekur, teksa nëna kishte gjakderdhje të madhe. Familja vendosi ta dërgojë në një spital privat, por gruaja ndërroi jetë rrugës.

Prej ditës së djeshme Ukraina është zyrtarisht në gjendje lufte me Rusinë. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko nënshkroi dekretin e luftës të miratuar në orët e para të së martës nga parlamenti. Reagimi vjen pas arrestimit të 24 marinarëve ukrainas të dielën nga Rusia në ujërat detare përreth Krimesë. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Poroshenko paralajmëroi rrezikun e shpërthimit të një lufte të madhe me Rusinë.

Petro Poroshenko, President i Ukrainës: Numri i tankeve ruse në bazat përgjatë kufirit tonë është trefishuar. Kjo nuk është shaka. Kërkojmë nga Rusia lirimin e menjëhershëm të marinarëve. Në të parin reagim për situatën, presidenti rus drejtoi gishtin nga Perëndimi.

Vladimir Putin, President i Rusisë: Përplasja mes anijeve ushtarake ruse dhe ukrainase është pasojë e dështimit të vendeve të huaja për ta bërë Kievin të japë llogari

për sjelljet e këqija kundrejt Rusisë. Një gjykatë ruse në Krime la në arrest me burg 60ditor 12 nga marinarët e arrestuar. Televizioni shtetëror transmetoi dëshmitë e tre prej marinarëve që pranonin se

incidenti ishte provokuara nga ata. Marinari: Rrugës për në Mariupol përmes ngushticës së Kerçit, ne hymë në ujërat ruse. Forcat ruse na paralajmëruan se po dhunonin hapësirën e tyre detare. Na parala- Numri i tankeve ruse në bazat përgjatë kufirit tonë është trefishuar. Kjo nuk është shaka. Kërkojmë nga Rusia lirimin e menjëhershëm të marinarëve. Në të parin reagim për situatën, presidenti rus drejtoi gishtin nga Perëndimi. jmëruan disa herë. Drejt Krimesë, rusët kanë dërguar përforcime të sistemit raketor s- 400 për t'u mbrojtur ndaj çdo kërcënimi. Lidhur me këtë situatë reagoi edhe Presidenti amerikan, Doland Trump, i cili tha se mund do të anulojë takimin me Putinin, ne samitin e G20- ës që do të mbahet këtë javë në Argjentinë. Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë që kanë vënë në gjendje lufte dy vendet mund t'i kushtojnë Rusisë edhe më shtrenjtë. Liderët perëndimorë kanë reaguar ashpër ndaj Moskës, duke i bërë thirrje të tërhiqet. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg tha se përdorimi i forcës ushtarake nga Rusia nuk ka justifikim. "Rusia të lirojë menjëherë marinarët ukrainas dhe anijet e sekuestruara dje. Bëjmë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje". Edhe BE pritet të reagojë. Sipas një zëdhënësi në Bruksel, Rusia rrezikon sanksione të tjera nga europianët nëse nuk liron pengjet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu, kritikuan Moskën për sulmin ndaj anijeve ukrainase. Por presidenti rus Vladimir Putin, në një komunikim telefonik me kancelaren gjermane Angela Merkel tha se anijet ukrainase kishin hyrë në ujërat territoriale ruse duke shkelur marrëveshjen për kalimin e lirë në ngushticën e Kerçit. Sakaq, një gjykatë në Krimé vendosi masën e arrestit me 60 ditë për 2 nga 24 marinarët e arrestuar. Ndërsa Rusia publikoi një video të tyre, ku pranonin se kishin vepruar në mënyrë provokative. Por për Kievin, marinarët janë detyruar me forcë të bëjnë ato deklarata. Situata mbetet delikate, pas vendimit të parlamentit ukrainas për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë. Ky vendim i kërkuar nga presidenti Petro Poroshenko i jep fuqinë ushtrisë të marrë kontrollin e vendit. Presidenti ukrainas tha se rreziku i një pushtimi territori, është tejet i lartë.

Pamje nga arrestimi i marinarëve ukrahinas në Rusi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.