Britani, ndërron jetë 17 ditë pasi bëri gjoksin

Gazeta Shqiptare - - PENSIONET E USHTARAKËVE -

Një

nënë e tre fëmijëve ka ndërruar jetë në Britani, 17 ditë pasi bëri gjoksin me dëshirën për të përmirësuar pamjen e saj. Louise Harvey, 36 vjeçe, vdiq pasi pësoi një mpiksje të gjakut në gjoks. Harvey filloi të kishte komplikime të frymëmarrjes dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Norwich, por ndërroi jetë disa orë më vonë. Lidhur me ngjarjen ka nisur një hetim i detajuar, për të kuptuar se çfarë nuk ka shkuar mirë gjatë operacionit. Miqtë e saj kanë hapur një faqe për të mbledhur para për fëmijët e saj - KayleighAnne, 18 vjeç, Owen, 11 dhe Jaxon, 6 vjeç. "Ka qenë një tronditje për të gjithë ne, një nënë e bukur dhe e devotshme për tre fëmijët e saj është larguar prej nesh kaq herët, ajo kishte aq shumë për të jetuar",- janë shprehur miqtë e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.