Rilindja Kombëtare në sagën e Frashërit dhe bijve të tij

Një zjarr mëkatar dhe drita e Frashërit

Gazeta Shqiptare - - RILINDJA KOMBETARE -

solli rizgjimin kulturor të këtij kombi. Në mënyrë të ngjashme, Lidhja e njerëzve të kulturës irlandeze krijuar në vitin 1893, synoi me qartësi dhe fare hapur në çanglinizmin e Irlandës duke afirmuar pastërtinë e gjuhës irlandeze dhe vlerën e folklorit kombëtar të Irlandës.

Le të sjellim ndërmend që 4 shekuj me parë, rreth vitit 1620, Pjetër Budi u bëri thirrje klerikëve të mos pranonin klerikë të huaj në famullitë e tyre e ta bënin liturgjinë në gjuhën amtare, sepse Perëndia, thoshte ai, na kërkon të flasim gjuhën tonë me besimtarët.

Edhe Skocia ka patur probleme të tilla si Wellsi. Në të gjitha rastet ndryshimet në kohë kanë regjistruar kronika dhune me derdhje gjaku e shpesh edhe me akte terroriste. Këto kombe, për shumë shekuj nën trysninë e shovinizmit anglez, nuk e kanë fshehur asnjëherë problemin e të kenë rënkuar në heshtje. Përkundrazi, këto dukuri në Ballkan janë shoqëruar të shumtën e herëve nga një heshtje e pafalëshme. Dhe kjo është bërë kundrejt zhurmave dhe falsiteteve të qarqeve nacionalshoviniste të disa vendeve mesdhetare, që edhe sot nuk pushojnë së andëruari si qëmoti. Thoshte David Hume: Njeriu nuk ngopet së radhituri prova që i mendon në favor të pasioneve dhe paragjykimeve nacionaliste të tij ( 1776).

Ka kaluar një shekull nga djegia e Frashërit, nga persekutimi i çamëve, nga shkatërrimet e plaçkitjet në jugun e Shqipërisë, nga vrasjet e përdhunimet e panumërta nga ana e shovinisteve greke. Dhe asnjëherë shoqëria shqiptare nuk i ka dënuar në dritën e diellit dhe me vendosmëri ato krime e grabitje. Në ato vite Mit'hat Frashëri, ambasador në Athinë, dokumentoi dhe denoncoi brenda dhe jashtë kufijve ato forma mizore te genocidit ndaj popullsisë çame. Është kjo arsyeja që populli nuk i harron; sepse plagët duan dritën për t'u shëruar, sepse nga drita vjen edhe drejtësia e me drejtësinë gjejmë të vërtetën.

J. H. Poincaré në veprën e tij më të shquar "Vlera e shkencës" ( 1905), trajton probleme themelore të shkencave në hapësirën mes matematikës dhe kërkimit shkencor në përgjithësi. Duke analizuar kuptimin mbi objektivitetin e shkencës, ai shkruan: "Objektiviteti vjen nga mundësia për të komunikuar përmes arsyetimeve që krijojnë ndjesira të perceptueshme nga të gjithë." Nuk ka objektivitet pa komunikim e pa dialog të arsyetuar; ajo që arrin të komunikohet me qartësinë e së vërtetës, shndërrohet në relacion, në marrëdhënie pozitive.

Pra, po të shohim këto pa- rime në sferën e shkencave historike dhe, më mirë akoma, në fushën e marrëdhënieve ndërmjet popujve, mes individëve deri edhe ndërmjet teorive divergjente, atëherë nevoja për të krijuar dialog real në komunikim, është jetike.

FEJA NUK IDENTIFIKOHET ME KOMBIN

Rilindësit shqiptarë kanë analizuar e theksuar rrezikun që vjen nga nacionalshovinizmat e Ballkanit. Kur andartët greke iu turrën jugut të Shqipërisë, në krye të synimeve të tyre ishin vendet nga buronte zgjimi dhe drita e shqiptarëve. Frashëri i dritës dhe Kolonja e shkollave shqipe ishin në krye të listës.

Po t'i referohemi studiuesit patriot Dr. Nuri Dragoi në tezën e tij të doktoraturës, gjejmë një thesar më të dhëna të dokumentuara. Burimet e tij janë jashtëzakonisht të plota e të shumëanëshme, në horizontin kombëtar e atë europian. Burimet e këtij studiuesi patriot janë të pamëshirëshme, ato të lenë me gojë hapur e të shtangin për mizorinë dhe paturpësinë e krimeve që andartët kryen në jugun e Shqipërisë. Turp që ata hiqen sikur të jenë grekë. Qytetarët shqiptarë e grekë kanë jetuar në mijra vjet në harmoni me njëri tjetri. Kjo paqe e harmoni është tjetërsuar nga propaganda e shfrenuar shoviniste e nacionaliste, nga ideja reaksionare që identifikon fenë me kombin e që në tre- vat e Ballkanit ashtë përkrahur nga qarqet më reaksionare të shovinizmave greke e serbe në çdo kohë e në çdo rrethanë historike që ata kanë quajtur të përshtatshme. Identifikimi i fesë me kombësinë më sjell ndërmend fondamentalizmat arkaike të botës islame, aq të rrezikshme, e që nuk kanë asgjë të përbashkët me thelbin e identitetit europian.

Sa ka ndodhur ndër popujt e Ballkanit në shekullin e fundit, e jo vetëm në këtë periudhë, nuk mund të lihet në harresë. Kjo bindje gjen arsyen në faktin që dhuna e padrejtësitë që një kolektivitet ushtron mbi një tjetër, është nja nga format e së keqes. Rreth këtij koncepti dhe pamjeve reale të tij ka një leteraturë të pafundme filozofike, vepra letrare dhe krijime të arteve figurative. E kemi detyrë kundrejt historisë dhe ndaj të vërtetës ta kuptojmë sa më mirë këtë pamje të jetës kolektive deri në marrëdhëniet mes kombeve.

Historiani dhe filozofi gjerman George Lachmann Mosse në librin "Racizmi në Europë nga origjina deri te Holokausti", kërkon të kuptojë si lindin idetë dhe qëndrimet raciste. Sipas tij, që në lashtësi, ndenja fetare shpeshherë integrohej në racizëm, si një përbërës i shpirtit racist. Madje ai shkon edhe më tej: konceptimi i Perëndisë dhe i njeriut në frymën iluministe, ndikuan në lindjen e racizmit. Si erdhi kjoë

Iluminizmi, fillimisht në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.