PE, thirrje për dialog: Reformat, me një parlament konstruktiv

Dokumenti për Shqipërinë: Rrisni financimet për hetimet, finalizoni reformën në drejtësi "Opozita debatin ta zhvillojë në Kuvend"

Gazeta Shqiptare - - INTEGRIMI -

Parlamenti Europian, Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Europian u kërkojnë liderëve politikë në Shqipëri që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të bashkojnë forcat për integrimin europian. Rezoluta për Shqipërinë bën thirrje për dialog politik mes palëve dhe kthimin e opozitës në parlament. "PE inkurajon të gjitha forcat politike që të bëjnë përpjekje të mëtejshme për të krijuar një dialog të mirëfilltë politik dhe për të arritur bashkëpunim konstruktiv, duke mbështetur kështu procesin e reformave. Rithekson besimin e tij të fortë se dialogu politik duhet të zhvillohet brenda institucioneve demokratike, është shumë i shqetësuar për bojkotin de facto të procesit parlamentar nga opozita pas pushimit veror të vitit 2018", shprehet Parlamenti Europian. Një vëmendje të veçantë, rezoluta ia kushton reformës zgjedhore, duke inkurajuar punën e bërë deri më tani nga komisioni "ad hoc": "PE kërkon adresimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR. Nënvizon se nevojitet një reformë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, me qëllim rritjen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Kujton nevojën për t'u kushtuar vëmendje të duhur pretendimeve për financim të paligjshëm dhe të padeklaruar të partive politike, mirëpret punën e Komitetit ' ad- hoc' për Reformën Zgjedhore lidhur me pavarësinë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore, transparencën në financimin e fushatës, regjistrimin e votuesve, blerjen e votave, përdorimin e teknologjive të reja të votimit dhe votimin jashtë vendit dhe i kërkon Parlamentit të Shqipërisë që të arrijë konsensus dhe të miratojë reformat e nevojshme në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019". Vijimi i reformës në drejtësi mbetet kyç, ndërkohë që kërkohet avancimi i procesit të vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë, Parlamenti Europian pret ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë: "PE u bën thirrje autoriteteve shqiptare që sa më parë të përfundojnë krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe të kthejnë në gjendje funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. PE thekson nevojën për të përfunduar themelimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të Gjykatës Speciale dhe të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar". Për të nënvizuar rëndësinë që i jep luftës kundër krimit të organizuar, raporti i Parla- Raporti kërkon ngritjen e institucioneve të reja të pavarura në arkitekturën e re të drejtësisë, si edhe rezultate të mëtejshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit para hapjes së negociatave të qershor të 2019- ës. Reportuesi Fleckenstein ka përfshirë gjithashtu edhe nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore para zgjedhjeve lokale të 2019- ës.

Parlamenti Evropian

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.