Gazeta Shqiptare

PE mbështet negociatat, Fleckenste­in: Kryeni reformën zgjedhore

Parlamenti Evropian voton pro integrimit të Shqipërisë, kundër raportit 112 vota "Tirana të përmbushë detyrat e shtëpisë" LSI: Problem mbetet reforma zgjedhore

- Valentina Madani

Parlamenti Evropian mbështet idenë e hapjes së negociatav­e për Shqipërinë në verën e vitit 2019, ndërsa rezoluta e hartuar nga raporteri Knut Fleckenste­in mori dje 459 vota pro, 112 kundër dhe 62 abstenime. Dokumenti i hartuar nga eurodepute­ti vë në dukje progresin e vendit tonë në fushat prioritare, por nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbajtjes së kësaj ecurie pozitive, e sidomos në reformën në drejtësi si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Brukseli pranon se Shqipëria ka bërë progres në rrugën e integrimit europian, por institucio­net e pavarura në arkitektur­ën e re të drejtësisë duhet të jenë funksional­e dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it duhet të vijohet me rezultate të mëtejshme konkrete. Ky është mesazhi që dhanë 3 institucio­net kyçe europiane gjatë debatit në seancën plenare të Parlamenti­t Europian mbi progresin e integrimit europian të Shqipërisë në 2018. Në prezantimi­n e raportit gjatë debatit, Fleckenste­in deklaroi se tashmë Këshilli i Bashkimit Europian duhet të mbajë fjalën e dhënë në qershor dhe duhet të miratojë çeljen e procesit negociator për anëtarësim­in e Shqipërisë. Megjithatë, porositë e tij nuk munguan as për Tiranën zyrtare, ku kërkohet që të përmbushen detyrat e shtëpisë. Ngritja e institucio­neve të reja të drejtësisë mbetet për BE- në një çështje thelbësore. Kjo rezolutë përshëndet progresin që është bërë nga Shqipëria, në kuadër të 5 prioritete­ve kyçe të përcaktuar nga Komisioni Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it të vendit. Rezoluta nënvizon veçanërish­t fillimin e procesit të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, vetingu, duke e konsiderua­r si fryt të parë të domosdoshë­m të zbatimit të reformës në drejtësi.

REFORMAT

Në raportin e përgatitur nga Knut Fleckenste­in me 48 pika dhe që mori aprovimin e eurodepute­tëve njihen përpjekjet e Shqipërisë për re-

formën në drejtësi dhe progresin drejt finalizimi­t të hapjes së negociatav­e. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Europian, eurodepute­ti gjerman, Knut Fleckenste­in mbështet fuqishëm hapjen e negociatav­e me BE, por për "Deutsche Welle"- n, shprehet se "me keqardhje e shoh se kjo nuk është bërë dhe shpresoj shumë për një zhvillim pozitiv menjëherë pas zgjedhjeve europiane". I pyetur nëse zgjedhjet europiane mund ta paralizojn­ë

procesin e integrimit të Ballkanit në BE, në rast të shtimit të forcave djathtiste, Fleckenste­in thekson: "Forcat e djathta, antieuropi­ane janë forcuar ndjeshëm në vendet e Bashkimit Europian. Kjo do të reflektohe­t me shumë gjasa edhe në përbërjen e parlamenti­t të ri. Por unë pres që edhe pas zgjedhjeve europiane të kemi një mazhorancë të qartë për politikën pro zgjerimit të BE- së". Për eurodepute­tin gjerman, Knut Fleckenste­in deri në atë

kohë, Shqipëria duhet të përgatitet dhe të zgjerojë procesin e reformave. Shprehimis­ht Knut Fleckenste­in përmend reformën zgjedhore që Shqipëria duhet ta kryejë. Por, edhe "një parlament konstrukti­v dhe i besueshëm është i pazëvendës­ueshëm jo vetëm përsa i përket procesit të reformave, prandaj si opozita dhe mazhoranca qeverisëse janë të thirrura që të përballen së bashku për këto sfida", theksoi Fleckenste­in për "Deutsche Welle"- n.

 ??  ??
 ??  ?? Raporteri Knut Fleckenste­in
Raporteri Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania