Ditmir Bushati

Gjosha: Çështja është si të largojmë shitblerjet e votave

Gazeta Shqiptare - - INTEGRIMI -

Deputetja

e LSI- së, Klaj da Gjosha, e ftuar në rubrikën "Opinion", në "News 24" foli dje për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt familjes së madhe të Bashkimit Europian. Ajo përshëndeti miratimin nga PE të raportit për Shqipërinë, si një mundësi për hapjen e negociatave në qershor të 2019- ës. Ish- ministrja e Integrimit theksoi se një ndër problemet bazë të Shqipërisë mbetet reforma zgjedhore, e cila ka pesë vite që pret në sirtarë dhe kjo sipas saj është një ndër pikat kyçe të anëtarësimit drejt BE- së. "Parlamenti Europian ka qenë mbështetës i Shqipërisë dhe i të gjithë Ballkanit. Unë e kam thënë se për ne negociatat janë jetike. Pavarësisht mesazheve pozitive që jep PE, nuk është se Shqipëria ka shkëlqyer në 5 detyrat kyçe. Unë sërish e përgëzoj dhe në të gjitha fazat duhet të marrim përgjigje pozitive. Reforma zgjedhore ka mbi 5 vite që pret, sepse OSBE dhe rekomandimet e saj vijojnë të mbeten në sirtarë dhe askush nuk shikon për t'i miratuar. Opozita e ka dhënë votën e saj, tashmë është vullneti i mazhorancës për Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u shpreh mirënjohës për mbështetjen e PE në procesin e aderimit në BE. "Raporti pranon qartë përparimin e bërë në fushat që lidhen me sundimin e ligjit. Votimi i raportit është thirrje për fillimin e bisedimeve të pranimit në 2019- ën. Shqipëria është gati për faqen e re sfiduese të procesit të pranimit", shprehet z. Bushati.

të nisur në implementimin e saj. Është kollaj të thuash se faji është i opozitës", tha Gjosha. Por sipas saj: "Çështja është se si ne duhet të largojmë shitblerjet e votave. Ne mund të shkojmë në Kuvend për ta votuar, e cila në radhë të parë duhet ta garantojë votën e qytetarit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.