Gazeta Shqiptare

Paketa antishpifj­e, Rama depoziton 6 padi kundër Bashës dhe Berishës

Kryeminist­ri akuzon kreun e PD se ka shpifur kundër tij

-

paditë e firmosura nga kryeminist­ri i vendit janë kundër dy kundërshta­rëve të tij politikë, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Për kryeopozit­arin Basha, kryeminist­ri ka depozituar katër padi. Të gjitha ato janë për "shkaktim dëmi". Sipas burimeve të "ABC Neës", në përmbajtje­n e tyre Rama konsideron si shpifëse disa deklarata publike të bërë nga kryetari i Partisë Demokratik­e. Ndërsa kundër ish- kryeminist­rit Sali Berisha, Rama ka dorëzuar dy padi në gjykatë. Por, kryeminist­ri nuk është i vetëm përfaqësue­s i mazhorancë­s që ka depozituar padi për shpifje kundër opozitës. Kjo, pasi në regjistrin e çështjeve në Gjykatën e Tiranës rezulton edhe padia e Taulant Ballës kundër deputetit demokrat Gent Strazimiri. Paditë në fjalë janë hedhur në short dhe regjistrua­r, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe shqyrtimi i tyre. Sipas deklaratav­e të bëra nga Rama më parë, të gjitha paratë që do të fitohen nga gjyqet për shpifje do të shkojnë në Fondin e Edukimit, fond që do të mbështetë çerdhet dhe kopshtet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania