Gazeta Shqiptare

26 ditë protestë, banorët: Turp, po na arrestojnë familjarët

Protestues­i: Nëse kalojnë mbi gjakun e fëmijëve të mi, do mund ta prishin shtëpinë Banorët bllokuan sërish dje në mbrëmje rrugën

-

Banorët e zonës së "Astirit" që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana kanë protestuar sërish dje për të 26 ditë resht. Të përkrahur edhe nga deputetët e opozitës, ata kanë dalë sërish në rrugë duke protestuar kundër përpjekjev­e të qeverisë dhe bashkisë për t'i përçarë dhe për t'u prishur shtëpitë e tyre. Protestues­it janë shprehur të vendosur që të mos tërhiqen nga protesta e tyre, ndërsa kanë akuzuar bashkinë se po punon natën, duke hequr pemët dhe ndriçimin. Ata kanë kërkuar dje që policia të lirojë të gjithë të arrestuari­t, ndërsa kanë deklaruar se as përpjekjet për t'i trembur ata nuk do të sjellin asnjë rezultat në shuarjen e protestës. Vëllai i një prej protestues­ve të arrestuar, Kujtim Yllit u shpreh se do mbrojë me çdo formë banesën e tij dhe nuk do lejojë që ajo të prishet. "Më kanë arrestuar vëllain. Të mos bëjnë arrestime se është turp. Edhe 25 vite burg të bëj, ajo shtëpia ime kur të kalojë mbi gjakun e fëmijëve të mi, të 4 vëllezërve të mi dhe mbi trupit tim, atëherë do mund ta prishin. Po na mori shtëpinë, le të më marri edhe nderin e gruas. Unë kam ardhur për të ardhmen e fëmijëve të mi këtu", - tha ai. Ndërsa, një tjetër banorë i Unazës së Madhe dhe nga më aktivët në gjithë këto ditë protestë, Lutfi Kastrati, i cili u shpreh se shumica e protestues­ve janë kundër bane- save sociale që ofron bashkiak. "Jemi edhe kundër projektit, jemi kundër banesave sociale, nuk kemi nevojë për lëmoshë. Projekti është shumë korruptiv, ka një megavjedhj­e në kurriz të banorëve të Unazës së Re", tha Kastrati.

DEPUTETËT

Protestën e banorëve mbrëmjen e djeshme e mbështetën edhe deputetët, Klevis Balliu dhe Silva Caka, të cilët i kërkuan policisë të lirojë të arrestuari­t. "Policia e Shtetit ka nxjerrë fletë arrestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar rreth 70 vjeç. Padrejtësi­sht e kanë lënë Kujtimin në qelitë e rajonit nr. 2. Këto arrestime bëhen vetëm për një arsye, për të trembur qytetarët e Unazës së Re, për t'u bërë presion atyre dhe familjarëv­e të tyre që të mos dalin të protestojn­ë për sh- "Ne protestojm­ë dhe do mbrojmë deri në fund, çdo banor është kundra prishjes së shtëpisë së tij. Ne kundërshto­jmë prishjen e banesave tona dhe bizneseve tona. Tani jemi dhe kundër projektit, jemi kundër banesave sociale, nuk kemi nevojë për lëmoshë. Projekti është shumë korruptiv, ka një megavjedhj­e në kurriz të banorëve të Unazës së Re", tha Kastrati.

tëpitë e tyre", tha Balliu. Ndërkohë edhe deputetja e LSI, Silva Caka tha se nuk ka nuk ka një arsye për arrestimin e protestues­ve. "Nuk ka ende një arsye për arrestimin e tyre që dëshmojnë edhe njëherë arrogancën e qeverisë dhe mbi të gjitha vdekjen e drejtësisë dhe të reformës në drejtësi në Shqipëri", tha Caka.

AKUZAT

Partia Demokratik­e ka hedhur akuza ndaj kreut të ARSH- së, Afrim Qendro, por edhe ndaj kryeminist­rit Edi Rama për afera korruptive që lidhen me projektin e Unazës së Re. Nëpërmjet ish- ministrit të Drejtësisë, Gazmend Bardhi, PD Bardhi tha dje se projekti 40 milionë euro është tenderuar pa studim fizibilili­teti, pa vlerësim të ndikimit në mjedis, pa analizë kostoje/ përfitimi, pa vlerësim shpronësim­esh. Ndërkohë që nëpërmjet një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkoi Bardhit të konsultohe­t me kryetarin e tij, Lulzim Basha, përpara se të dalë në një komunikim të tillë me median. "Nëse do kishte pyetur kryetarin e vet, z. Bardhi do ta kishte mësuar se në rastin e rehabiliti­mit të Unazës së Madhe në segmentin Pallati me Shigjeta - sheshi ' Shqiponja', Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndjekur të njëjtën praktikë ligjore që ka ndjekur Drejtoria e Përgjithsh­me e Rrugëve për segmentet e tjera të Unazës në kohën kur z. Basha ishte Ministër i Punëve Publike e Transporti­t apo Kryetar i Bashkisë së Tiranës", thuhej në deklaratën e ARSH- së.

 ??  ?? Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve
Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve
 ??  ?? Protesta e djeshme në Unazën e Re
Protesta e djeshme në Unazën e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania