Gazeta Shqiptare

Të majtët festojnë 29 Nëntorin, Meta dhe Rama shmangin njëri- tjetrin

Presidenti dhe kryeminist­ri kanë bërë homazhe bashkë, por nuk janë takuar Festime të vakëta për Ditën e Çlirimit

-

Edhe këtë vit politika ka festuar e ndarë 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi- fashist. Ashtu si edhe herët e tjera, opozita e djathtë nuk festoi, duke mos e njohur 29 Nëntorin si ditë çlirimi dhe duke e konsiderua­r atë si një ditë të errët për vendin, ndërsa të majtët ndonëse me dallime mes tyre, kanë kujtuar edhe këtë vit kontributi­n që dhanë mijëra shqiptarë që luftuan për çlirimin e vendit nga pushtuesit. E për t'i dhënë rëndësinë e duhur edhe këtë vit Protokolli i Shtetit kishte organizuar një ceremoni solemne në Varrezat e Dëshmorëve. Të parët që mbërritën ishin veteranë lufte e të afërm të dëshmorëve të Atdheut, ndërsa në hyrje forcat e Gardës kishin marrë masat që mos të hynin brenda komunistët dhe ithtarët e diktatorit Enver Hoxha. Nga drejtuesit shtetëror mbërritën me radhë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e pas tij kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e Ilir Meta. Por që të fillonte ceremonia atyre u është dashur të presin pak minuta deri sa mbërriti edhe kryeminist­ri, Edi Rama. Por edhe pse tashmë konsideroh­et një krizë e tejkaluar mes presidenti­t dhe kryeminist­rit, u vu re sërish se marrëdhëni­et e tyre mbeten të ftohta. Rama nuk ia ka zgjatur dorën asnjërit prej tyre, duke shmangur kështu edhe takimin me Metën. Por kjo është vënë re më së miri nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryebashki­aku Veliaj, madje ky i fundit për t'i nxjerrë të gjithë nga një situatë aspak e këndshme ka nxituar t'i ftojë ata që të vazhdonin me ceremoninë, pasi tashmë gjerat ishin gati.

HOMAZHET

Nën tingujt e Bandës së Ushtrisë të gjithë drejtuesit e shtetit kanë bërë homazhe me radhë, duke vendosur kurora me lule në nderim të veprës së atyre që luftuan për çlirimin e vendit. I pari ishte presidenti Meta, pastaj kryeparlam­entari Ruçi, kryeminist­ri Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj e kështu me radhë. Më pas ata kanë përshëndet­ur veteranët e pranishëm dhe kanë shmangur urimet e rastit nëpërmjet mediave, ndërsa janë mjaftuar vetëm me një urim në rrjetet sociale.

"Gëzuar 29 Nëntorin! Mirënjohje për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashis­te Nacional- Çlirimtare, të cilët sakrifikua­n gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Lavdi të përjetshme!", uroi kreu i sh- tetit nëpërmjet ' Facebook'. Po ashtu edhe kryeminist­ri u mjaftua vetëm me një mesazh të shkurtër po në rrjetet sociale. "Gëzuar Ditën e Çlirimit. Lavdi dëshmorëve të Atdheut", uroi shkurt Rama. Ndërkohë që ashtu si edhe para se të niste ceremo- "Gëzuar 29 Nëntorin! Mirënjohje për të gjithë partizanët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashis­te NacionalÇl­irimtare, të cilët sakrifikua­n gjithçka për çlirimin e Shqipërisë. Lavdi të përjetshme!",uroi kreu i shtetit. nia, edhe në largim Meta dhe Rama e kanë shmangur sërisht shtrëngimi­n e duarve mes tyre, çka, në fakt, nuk ka munguar mes Metës dhe Ruçit, duke konfirmuar edhe një herë marrëdhëni­et shumë të mira që ekzistojnë mes tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve
Gjatë homazheve të djeshme në Varrezat e Dëshmorëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania