Gazeta Shqiptare

LSI ndryshe nga PD, respekton Ditën e Çlirimit

-

Menjëherë

pas cere monialit zyrtar të organizuar nga Protokolli i Shtetit në Varrezat e Dëshmorëve mbërritën edhe përfaqësue­sit e LSI- së, të cilët ndryshe nga demokratët e njohin 29 Nëntorin si ditën e çlirimit të vendit. Edhe ata kanë vendosur kurora me lule në monumentin "Nënë Shqipëri" ndërsa kanë kujtuar sakrificën që mijëra të rinj shqiptarë bënë duke dhënë edhe jetën në luftë për çlirimin e vendit nga nazi- fashistët. "Do doja që në emër të LSI- së nëpërmjet këtij ceremonial­i ku vendosim kurora çdo vit, të respektojm­ë dhe të nderojmë dëshmorët e LANÇ dhe të gjithë ata djem dhe vajza sakrifikua­n jetën e tyre për ta renditur Shqipërinë si një vend fitues kundër luftës nazi- fashizmit. Nderimi për këta djem dhe vajza është më e pakta, pasi i dhanë çdo gjë Atdheut të tyre dhe s'i morën asgjë. LSI do të nderojë ata pafundësis­ht, pasi ka pasur me qindra e mijëra djem dhe vajza që i kanë dhënë Shqipërisë dhe s'i kanë marrë asgjë",- tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania