Gazeta Shqiptare

Berisha: 29 Nëntori, datë e falsifikua­r nga Enver Hoxha

-

Opozita

nuk e njeh 29 Nëntorin si ditën e çlirimit të vendit dhe ishkryemin­istri Sali Berisha në një reagim të tijin thotë se kjo datë është e falsifikua­r nga Enver Hoxha me urdhër të Beogradit. Ai shkruan se rëndësia e këtij debati qëndron në faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë, për ta njehsuar këtë feste jo me ditën e çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavi­së, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. "Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë datë, për ta njehsuar këtë festë jo me ditën e çlirimit, por me festën kombëtare të Federatës së Jugosllavi­së, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943. Pra, ai falsifikoi datën e çlirimit në mënyrë që, pas bashkimit si republikë e 7- të me Federatën Jugosllave, Shqipëria do të festonte edhe ajo më 29 nëntor së bashku me republikat e tjera, jo Jajcen, por Çlirimin e saj",shkroi Berisha në komentin e vet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania