Gazeta Shqiptare

Vrasja në ish- Bllok, merret në pyetje këngëtarja Elvana Gjata

-

TIRANË - Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka dhënë dëshminë e saj në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, 56 ditë nga vrasja në zonën e ish- Bllokut në kryeqytet. Burime për "News 24" dhe "GSH" bënë me dije se Gjata ka mbërritur në Rinas mbrëmjen e 22 nëntorit, në orën 00: 30. Të njëjtat burime saktësuan se këngëtarja ka udhëtuar përmes linjës ajrore nga Vjena në Tiranë. Mësohet se këngëtarja Gjata ka dhënë dëshminë e saj para bluve mëngjesin e së premtes. Elvana Gjata u shpall në kërkim policor pas masakrës me një të vrarë e dy të plagosur në lokalin "Monopol", pasi për zbardhjen e ngjarjes nevojitej edhe dëshmia e saj. Në dosjen e Prokuroris­ë, e cila ngrinte të gjithë dinamikën e ngjarjes në zonën e ish- Bllokut, thuhet se ditën e vrasjes Elvana Gjata është takuar me të fejuarin e saj jashtë lokal "Monopol" për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Dëshmi, të cilën këngëtarja Elvana Gjata besohet të ketë dhënë mëngjesin e 23 nëntorit pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Sakaq, burimet saktësuan se pas marrjes në pyetje, këngëtarja Elvana Gjata është lënë e lirë dhe mund të jetë larguar sërish nga Shqipëria. Ndërkohë, hetimet për ngjarjen në ish- Bllok, në të cilën mbeti i vrarë 28- vjeçari Fabian Gaxha si edhe u plagosën, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato kanë marrë një tjetër rrjedhë. Ato janë shtrirë në prishjen e pazareve të drogës mes të fejuarit të këngëtares, Ervin Matës si dhe një biznesmeni tjetër i shpallur në kërkim nga policia, Eldi Dizdari. Sipas informacio­neve nga shërbimet partnere, rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për një ngarkesë të konsiderue­shme droge. Ka qenë Dizdari që i ka thënë Matës se për borxhin duhet të sqarohet me Ervis Martinajn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania