Gazeta Shqiptare

U sekuestroh­en 40 kg kanabis në makinë, kapet 23- vjeçari shqiptar, tjetri ikën me vrap

-

GREQI - Në vijim të luftës kundër trafikut të drogës nga Shqipëria janë zhvilluar dy operacione nga policia greke. Në kufirin e gjelbër në Kallpaq të Janinës, policia greke ka ndaluar një automjet, brenda të cilit u gjetën dhe sekuestrua­n 2 çanta që përmbanin 6 pako me 38 kg marijuanë. Gjatë operacioni­t është ndaluar vetëm drejtuesi i automjetit, 23- vjeçari shqiptar, ndërkohë që pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Në Selanik është kapur një bashkëpunë­tor i tyre, 26- vjeçar grek. Ndërkohë në një operacion të dytë në Selanik janë sekuestrua­r 5 pako me 49.3 kg marijuanë dhe janë arrestuar dy shtetas grekë, teksa po fusnin drogë në një automjet. Që prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Aitiloakar­nania, Patra, Ko- stur, Grevena, Follorinë, Aleksandro­upoli etj., policia greke ka sekuestrua­r rreth 10.7 tonë marijuanë që vinte nga Shqipëria.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Greqi
Droga e sekuestrua­r në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania